osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tërhiqet Basha, refuzon Berishën për të thirrur Këshillin Kombëtar, udhëzim bazës të përgatitet vetëm për Kuvendin e 28 Prillit

Tërhiqet Basha, refuzon Berishën për të thirrur Këshillin Kombëtar, udhëzim bazës të përgatitet vetëm për Kuvendin e 28 Prillit

Edhe pse na ndajnë vetëm pak ditë nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, deri më tani kreu demokrat akoma nuk ka përcaktuar një datë zyrtare se kur do të mblidhet Këshilli Kombëtar. Kjo për faktin se në kuadër të Statutit të PD, kreu demokrat përpara se të thërrasë Kuvendin Kombëtar duhet të thërrasë si fillim Këshillin për të përcaktuar edhe tematikën që do të diskutohet në Kuvend. Por pavarësisht kësaj deri më sot Basha duket se ka shkelur Statutin e PD, pasi sipas informacioneve të gazetës nuk ka zyrtarizuar një datë përfundimtare se kurrë do të mblidhet Këshilli Kombëtar. Ndonëse ditët e fundit edhe grupi i kritikëve brenda PD i ka kërkuar kreut demokrat që të mbledhë me urgjencë Këshillin Kombëtar, burime të sigurta pranë selisë blu i thanë gazetës se Basha mund të mos e mbledhë Këshillin ndonëse një gjë e tillë akoma nuk është bërë zyrtare. Kjo për faktin se sipas burimeve, ndonëse gazeta e deklaroi edhe dje, Basha në kuadër të konflikteve që ka me ish-kryeministrin Berisha ka filluar të refuzojë çdo kërkesë të bërë prej këtij të fundit. Madje, kujtojmë këtu që ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që pak kohë më parë nga një studio televizive deklaroi se Basha nuk mund të mbledhë Kuvendin Kombëtar pa mbledhur më parë Këshillin. Por edhe pse pas kësaj deklarate të bërë nga ish-kryeministri Berisha u duk se Basha do e mblidhte Këshillin, duket se një gjë e tillë nuk po rezulton e vërtetë. Por ajo ç’ka e vërteton akoma më shumë faktin se Basha nuk do e mbledh Këshillin Kombëtar është se përveç burimeve të gazetës një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë anëtari i Kryesisë së PD, njëherësh anëtarë i grupit të punës që po merret me ndryshimet në statut, Gent Malko, i cili ka deklaruar pak kohë më parë se Basha nuk ka në plan të mbledh Këshillin Kombëtar.

Basha udhëzim bazës të përgatitet për Kuvendin

Kreu demokrat Lulzim Basha gjatë ditëve të fundit duket se ka hequr vëmendjen nga problemet e brendshme në parti dhe është fokusuar tek mosbindja civile. Por edhe pse gjithë vëmendja është fokusuar tek aksioni i ri opozitar kundrejt qeverisë, gazeta ka mësuar se Basha ka nisur udhëzimet ndaj bazës për përgatitjen e Kuvendit Kombëtar që do të mbahet më 28 dhe 29 Prill. Sipas burimeve të gazetës, Basha u ka kërkuar të gjithë krerëve të degëve që të përzgjedhin si delegatë në Kuvendin Kombëtar të PD, të gjithë të besuarit e tij dhe jo persona që janë pro grupit të kritikëve apo ndaj ish-kryeministrit Berisha. Kjo për faktin se Basha do të evitojë ç’do të papritur që mund të ndodhë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Sakaq, një fakt tjetër interesant i kësaj lëvizje është se Basha edhe nëse mbledh Këshillin Kombëtar, ku një pjesë e anëtarëve janë nga grupi i kritikëve, do të ketë mundësi që të rrëzojë çdo kërkesë që këta të fundit do të kërkojnë në mbledhjen e Këshillit. Kjo sepse ashtu siç edhe gazeta e ka bërë të ditur pak kohë më parë, nëse mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, grupi i kritikëve apo të ashtuquajturve garda e vjetër, mund të parashtrojë edhe kërkesën që në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të bëhet shkarkimi i Bashës nga posti i kryetarit. Kjo sepse sipas statutit të Partisë Demokratike, Kuvendi Kombëtar mund të shkarkojë kryetarin e partisë nëse e kërkon gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. “Vendos për shkarkimin e kryetarit të partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar”, thuhet në nenin 34, pika 4 të statutit të PD për kompetencat e Kuvendit Kombëtar./ Endri Arizi