Zyrtarët amerikanë kanë tentuar të organizojnë një grusht shteti në Venezuelë.
Sipas CNN, ata janë takuar disa here me oficerë të ushtrisë së Venezuelës, për të rrëzuar presidentin Nicholas Maduro.
Sipas dy burimeve të sigurta nga Washingtoni, qeveria amerikane pas shumë takimesh, vendosi të tërhiqet.
Pavarësisht tërheqjes, zyra e Trump mbetet e palëkundur në vendimin e saj për të kthyer demokracinë në Venezuelë.
Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Jorge Arreaza, ka denoncuar planet e Amerikës, ndërsa ka shtuar se qeveria e Maduros dënon me forcë, çdo lloj ndërhyrjeje në Venezuelë.