Pavarësisht tërheqjes së kryebashkiakut Valdrin Pjetri i cili e bëri me dije pak minuata më parë nëpërmejt një postimi në Facebook, mësohet se Këshilli Bashkiak do të konstituohet.
Konstituimi do të bëhet në datën 19 gusht dhe jo 21 gusht siç ishte parashikuar.
Valdrin Pjetri vendosi të tërhiqet nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të Shkodrës. Vendimi vjen pas akuzave të Partisë Demokratike se ka qenë i dënuar në Itali për shpërndarje droge në vitin 2003.