Sigurisht që mediat serbe do botonin lajme për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, asaj shqiptare dhe të Kosovës.
Por media serbe Alo nxjerr një lajm me titull. Kosova bashkohet me Shqipërinë, kryeministri Rama e deklaron, tregon edhe datën!
Ja çfarë shkruan media serbe: Për herë të parë, Kryeministri Edi Rama zbuloi idenë e një projekti kombëtar bashkimi midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Duke nënshkruar marrëveshjen mes dy vendeve, kryeministri Rama njoftoi se gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm, do ketë një pikë të përbashkët doganore Kosovë Serbi me 0% taksë, ndërkohë që për veriun do jetë me 100%, që do të thotë taksa me 100% në kufirin Kosovë-Serbi.
Media serbe shkruan se gjatë takimit mes dy qeverive të mbajtur në Pejë, Rama i kërkoi kryeministrit Haradaj që të fillohet puna nga dy ministritë e jashtme për hartimin e një strategjie të përbashkët për bashkimin e shqiptarëve deri në vitin 2025.
Sipas Alo, Rama shtoi se Shqipëria nuk mund të presë BE-së në lidhje me anëtarësimin, ashtu si Kosova e lodhur duke pritur liberalizimin e vizave. Kryeministri Rama, sipas Alo, tha se Kosova është çelësi i stabilizimit përfundimtar rajonal.
“Për Shqipërinë, Kosova është një shtet i pavarur, sovran, me një regjim demokratik, garancia e të cilit dhe ekzistenca normale janë çelësi i stabilizimit përfundimtar rajonal”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se e drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmën e shtetit dhe nuk njeh gjysmën e popullit, duke nënvizuar se ata janë të zhgënjyer me qasjen e BE-së ndaj pavarësisë së Kosovës dhe lirisë së lëvizjes për qytetarët e saj.
“Votimi i vendeve anëtare të Interpolit, ku Kosova nuk mori aq vota sa duhej, ishte një situatë e pakëndshme për partnerët e mundshëm në rajon”, shtoi Rama.
Në fund media serbe publikon dhe foton me ministrat dhe kryeministrat e dy vendeve. /përktheu Tiranapost