osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Tentoi t’i baltoste figurën në dyert e SPAK, juristi Romeo Kara i përgjigjet Ilir Metës: Like pse s’më kallëzove për shpifje?! Ta kuptoj hallin e madh

Tentoi t’i baltoste figurën në dyert e SPAK, juristi Romeo Kara i përgjigjet Ilir Metës: Like pse s’më kallëzove për shpifje?! Ta kuptoj hallin e madh

Ilir Metaj, u paraqit sot në dyer të SPAK, për ty pyetur për një nga aferat më të rënda të dëgjuara ndonjëherë, dëmi ekonomik i të cilës krahasohet me bandat e firmave piramidale, që i shkaktuan dëm shtetit qindra miliona dollarë. Për ata që nuk e dinë, mega afera CEZ-DIA i ka shkaktuar dëm shtetit rreth 414 milion dollarë.

Sot, si i akuzuar dhe kallëzuar, Meta u paraqit në derën e SPAK, dukshëm i frikësuar për fatin që e pret, por tentoi edhe një herë të hungërij për herë të fundit dhe u mundua të baltoste figurën e një juristi të nderuar siç është z. Romeo Kara, i cili prej më shumë se 6 vite tashmë, i vetëm dhe papërkrahje, është përballur me disa nga politikanët më të korruptuar dhe të rrezikshëm që ka ky vend, siç është Sali Berisha dhe Ilir Meta, dy figurat më të zeza që ka njohur politika jonë, të njollosura publikisht nga partnerët ndërkombëtarë, që edhe pse pa dhëmbë në gojë, guxojnë e kërcënojnë me legjitimitetin dhe pastërtinë e figurës së zotit Kara.

Meta u shpreh se kallëzimi kundër tij nuk ka vlerë, edhe pse nuk e përmendi personin në fjalë me emër, ai pretendon se nuk ka gisht në grabitjen e 414 milionë dollarëve, sepse personi që ka bërë kallëzimin qeka dënuar nga gjykata për shpifje dhe dhunë në familje.

Deklaratës së Metës së trembur nga prangat, i cili nuk e përmend emrin juristit nga frika e ndonjë kallëzimi, Kara i është përgjigjur përmes një statusi, ku i sqaron Metës, se edhe në qoftë i dënuar 100 herë, asgjë nuk e ndalon të kallëzoj të gjithë ata që kanë kryer vepra penale, përfshirë edhe korrupsionin e pushtetarëve dhe ish pushtetarëve.

Kara vazhdon më tej, duke sqaruar opinionin se Ilir Meta kishte të gjithë kohën e duhur ta kallëzonte juristin, por nuk e bëri nga frika e përballjes me të, duke shtuar më tej se mund të interesohet pranë Gjykatës së Apelit për pretendimet e tij.

Reagimi i juristit në profilin e tij personal në Facebook:

“Likja kishte gjithe kohen e duhur, per te me kallezuar per kallezim te rremë, por, kurre nuk e beri, pasi besoi se, kurre nuk do te vinte dita e se vertetes per të.

E keshilloj te interesohet ne Gjykaten e Apelit Tirane, per t’u informuar per pafajesine time.

Edhe nese do te isha i denuar 100 here, per çfaredo lloj vepre penale qofte, ligji nuk ma heq te drejten, per te kallezuar çdo veper penale, perfshire edhe korrupsionin e pushtetareve dhe ish pushtetareve.

Perkundrazi, moskallezimi do te ishte realisht veper penale.

Kjo çeshtje, korrupsioni i aferes DIA-CEZ, nuk eshte hapur dhe mbyllur asnje here me pare edhe pse ka mbi gjashte vjet ne prokurori.

Pra eshte Meta qe genjen, shpif dhe mikson çeshtjet, sipas interesit te tij.

Megjithate, duhet t’a kuptojme se, realisht eshte ne hall te madh…”, shkruan juristi Romeo Kara.