Matilda Bilali, gruaja e ish-policit Arben Bilali, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në kryeqytet, është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Tiranës këtë të martë.
bilali
News 24 bën me dije se për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi Bilalit i reduktohet në 3 vite e 4 muaj burg dhe konvertohet në shërbim prove.
Prokuroria e akuzoi Bilalin se në janar të vitit 2020 tentoi t’i jepte ndihmë të saj vjehrrës së saj e cila pas vrasjes së tre djemve të saj vendosi të largohej nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe.
E moshuara Kumrije Bilali u ndalua në Rinas dhe ndërsa ishte nën hetim u vetëhelmua të varret e djemve duke ndërruar jetë
Gjykata e Tiranës, Krahas Matilda Bilalit dënoi me shërbim prove edhe 3 oficerë të tjerë, Liri Sinakoli, Aranit Dibra dhe Arta Mamani.
Vrasja e të tre vëllezërve Bilali mbeten ende krime pa autore. Ndërkohë që për vrasjen e Arben Bilalit u arrestua si i dyshuar Gjergj Cukali, por u lirua më pas për shkak se provat e ADN-së të mbledhura në vendngjarje ishin të papërdorshme sipas organit të akuzës.