Një adoleshente gjeti vdekjen e menjëhershme pasi ra nga kati i shtatë i një pallati. Ngjarja e rëndë ndodhi në Majorka gjatë kohës që e reja po përpiqej të kalonte nga një ballkon në tjetrin.
Sipas BBC, 19-vjeçarja Natalie Cormack pa se nuk kishte marrë çelësat kur u kthye nga puna në një lokal në resortin Magaluf. Ndaj ajo shkoi tek apartamenti i një mikeshe dhe u përpoq që të futej në shtëpi nëpërmjet ballkonit.
Fatkeqësisht e reja humbi ekuilibrin dhe ra poshtë. Pavarësisht ndihmës së parë, ajo nuk mundi të mbijetonte 19-vjeçarja ishte zhvendosur nga Skocia në Majorka për të punuar.