osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tentativat për t’i ngjarë Guaido-s, “kllounada” dështake!

Tentativat për t’i ngjarë Guaido-s, “kllounada” dështake!

Ka disa ditë që një pjesë e një lidershipi politik, disa media dhe sidomos lidershipi i lartë i PD-së kanë filluar të luajnë kartën e një “modeli venezuelian” për në Shqipëri! Si fillim, të protestosh në kohën e sotme kundër qeverisë dhe padyshim “në saj të saj” dhe kundra maxhorancës, është shumë e shëndetshme! Nuk ka asgjë të keqe! Përkundrazi, është një favor që i bëhet shoqërisë dhe vendit! Ka sa të duash momente për të protestuar dhe fort! Sa të duash për korrupsionin, për aferat e skandalet e mëdha ekonomike dhe financiare!

Ka sa të duash për të protestuar kundër përkuljes dhe ngushtimit të demokracisë në shumë drejtime! Ka sa të duash për të protestuar për distancën shtet qytetar! Për të protestuar ndaj një establishmenti pushtetëror arrogant! Ka sa të duash për të protestuar për mos mbajtjen e premtimeve politike elektorale, kundër kësaj qeverie dhe kryeministrit të saj! Ka sa të duash për të protestuar për fatkeqësinë e madhe të “humbjes së shpresës” te politika, te maxhoranca, te qeverisja! Ka sa të duash për të protestuar për ikjen masive të shqiptarëve nga Shqipëria! Thashë masive! Por kush po organizon protestën dhe kush është alternativa e tyre!

Në Shqipëri ka ndodhur një rast “par exelance” politik absurd – e mundësisë për të protestuar në shumicë shqiptarët si kundër qeverisë dhe opozitës! Kundër qeverisë për ato që përmenda më lart me plot të drejtë, por edhe kundra opozitës për “freskun politik” dhe intrigën për të qenë një opozitë që i shërben më shumë pushtetit se sa vendit! Më shumë vetes se sa qytetarëve! Vetëm këtu ka ndodhur që pozita dhe opozita të dërmohen, konsumohen dhe të shkatërrohen politikisht në besimin e shoqërisë përnjëherë! Kjo është një nga fatkeqësitë që po i ndodhin këtij vend, por praktikisht kjo është më e rënda në filozofinë e alternimit të pushtetit! Pse ndodh kjo?

Kjo po ndodh, sepse opozita jo vetëm që ka mbi shpatulla fajet e të djeshmes, por ka sidomos mbi shpatulla fajet e të sotmes! Ka mbi shpatulla fajin e madh të lënies në rrugë të mobilizimit të popullit apo shoqërisë për ta ndjekur pas! Të thirrjes së njerëzve, shterrimit të forcave dhe pastaj braktisjes së shumë e shumë kauzave! Nuk dua të përmend kauzat e shumta të protestave të dështuara, por mjafton të them se “Republika e Re” e shpallur si e ardhmja e shqiptarëve, në mënyrën më mashtruese dhe shkatërruese, u ndërtua dhe u braktis, për të bërë një ikje të turpshme pa asnjë “skuqe faqeje”! Pa thënë – na falni!

Sot revokojnë revoltën dhe Venezuelën, por si pasojë dhe liderin e ri Juan Guaido! Po pra 35-vjeçarit inxhinier, që si fillim është post laureuar në George Ëashington University! E them këtë për të qartësuar se ai është një i majtë real perëndimor dhe jo model që perëndimin e ka për biografi doktoraturash idiote si te ne! Që ka protestuar për të gjitha reformat e Hugo Chavez! Që ka themeluar partinë e “Vullnetit Popullor! Që ka luftuar kundër Maduros për ti kthyer popullit të Venezuelës lekët e vjedhura nga klika në pushtet! Të gjitha brenda institucioneve këto! E ku? Në një diktaturë! Ka arritur pikërisht në këtë vështirësi të zgjidhet Kryetar i Asamblesë! E në këtë post ka kundërshtuar dhe nuk ka pranuar “ceremoninë e rimarrjes” së postit të Presidentit të Venezuelës nga Maduro nga zgjedhjet të gjitha mashtrime!

Vetëm në këto kushte nga janari plasën protestat dhe Guaido vendos të bëjë Presidentin e përkohshëm deri sa të ketë zgjedhje të reja për të larguar pikërisht diktatorin e fundit ose “shoferin” i cili u la si trashëgimtar nga Chavez! Guaido-n e njohin SHBA, Gjermania, Franca, Kanadaja, Brazili dhe të gjitha demokracitë e Amerikës Latine si Argjentina, Kili, Kolumbia, Peru, Kosta Rika, Guatemala, Honduras, Panama, Paraguai dhe shumë shtete të tjera në botë! Bashkimi Europian ka bërë thirrje për sovranitetin e Asamblesë së Venezuelës duke treguar qartë se Maduro nuk është aspak i pëlqyeri i tyre! Me Maduro-n janë Kina, Rusia dhe Turqia e kuptohet edhe Irani! Më qartë se sa kaq nuk ka ku të shkojë më!

Tani “trimat” e opozitës në Tiranë, duan të “imitojnë ose ti ngjajnë” këtij djali të ri i cili nuk ka mëkate politike! Nuk ka qenë kurrë në qeverisje! Nuk ka bërë tendera të qelbur korrupsioni dhe që kanë vjedhur popullin si të gjithë këta sot në opozitë! Ai nuk ka bërë pakte me Maduro-n për asgjë! Guaido, nuk ka qenë asnjë ditë dhe asnjë sekondë pjesë e skemës pushtetërore të qeverisjes kundra popullit! Asnjëherë ministër, as me fonde dhe para, që nuk ju dihet më nishani! Përkundrazi kohët e fundit u arrestua për 45- minuta nga sigurimi “Chavez-ist” të cilët pastaj e lëshuan, sepse sigurisht mund dhe ta paguanin shumë shtrenjtë!

Guaido megjithëse është një “Obama” i Venezuelës për nga fjalët dhe forma, ka mbështetjen e presidentit Trump! Ka mbështetjen e tij për dy elementë! E para se Trump është i qartë për “diktatorship-in” e Maduros dhe e dyta se është i qartë se 35- vjeçari ka popullin dhe shoqërinë e frustruar, të varfëruar dhe të keq trajtuar venezueliane! Po cili prej këtyre “Guaidove” tonë, ka këtë pafajësi dhe këto veti për ti deklamuar dhe vërtetuar që njerëzit ta ndjekin pas!? Cili, Lulzim Basha? Ky të këtë të drejtë si pasaportë politike!?

Apo, babai i tij politik Sali Berisha!? Mos vallë Monika Kryemadhi!? Cili prej tyre ka të drejtë të thotë “hajdeni të rrëzojmë Edi Ramën” se unë jam Juan Guaido!? Këto të pushteteve të kalbura si në pozitë dhe opozitë? Këto të miliardave të vjedhura dikur dhe të kompromiseve perverse sot! Këto duan të kenë këtë “pasaportë” politike dhe në sy të shqiptarëve dhe të USA e BE!? Këta janë Guaido-t tonë për të bërë një “Venezuelë” në Ballkan?! Është larg mendsh! Shoqëria mbase është gati të protestojë dhe largojë Ramën, por shoqëria jonë nuk ka asnjë alternativë si Guaido në Venezuelë!

Po, Veneuela e ka, ne jo! Ne kemi ato, që e kanë bërë baltë si në pozitë dje dhe opozitë sot! Ato nuk e kanë seriozisht as kundër Ramës! Absolutisht jo, nuk e kanë seriozisht! Sepse po ta kishin, do t’ju kishin liruar rrugën njerëzve të tjerë, demokracisë në partitë e tyre dhe lidershipeve të reja, pa fajet dhe pa mashtrimet e vazhdueshme si në pozitë dhe opozitë! Mos shesin mend kot, nuk janë dhe nuk mund ti ngjajnë kurrë Guaido-s! Janë fund e krye të kompromentuar!

Nga Besi BEKTESHI