osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Tensioni në KPK: Trupa gjykuese shkarkon nga detyra prokurorin e njohur! Avokatët dhe prokurori bëjnë “cubin” në sallë! Garda i nxjerrë për “zhelesh” jashtë

Tensioni në KPK: Trupa gjykuese shkarkon nga detyra prokurorin e njohur! Avokatët dhe prokurori bëjnë “cubin” në sallë!  Garda i nxjerrë për “zhelesh” jashtë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin, Ervin Karanxha pasi nuk ka mundur të justifikojë pasurinë.

KPK gjeti mungesë të burimeve financiare për Prokurorin e Tiranës, pasi ai rezulton se ka një bilanc negativ, domethënë ka shpenzuar më shumë se sa ka fituar ligjërisht.

Gjatë zhvillimit të seancës së sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka pasur debate dhe avokatët e tij janë nxjerrë jashtë nga efektivët e Gardës së Republikës. Ervin Karanxha është bashkëshorti i ish-gjykatëses Bernina Kondi, e cila u shkarkua disa muaj më parë sepse edhe ajo kishte probleme me pasurinë.

Komisioni konstatoi se prokurori Ervin Karanxha dhe bashkëshortja e tij tashmë e shkarkuar nga KPK, Bernina Kondi nuk kanë pasur mundësi financiare për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 90.12 m2 në Tiranë, të porositur në vitin 2011 kundrejt çmimit 8.2 milionë lekë.

Sipas KPK, bashkëshortja e subjektit ka porositur një apartament në Berat për vlerën 6 milionë lekë kur ajo punonte si gjyqtare në atë qytet dhe ka përfituar kredi të butë për mundësimin e strehimit në shumën 5 milionë lekë.

Komisioni ka verifikuar edhe mundësinë e prokurorit Karanxha dhe bashkëshortes së tij për krijimin e kursimeve që kanë shërbyer për një pjesë të çmimit të apartamentit të blerë në 2011-ën. Relatorja tha se nga hetimi ka rezultuar se subjekti nuk ka pasur mundësi për krijimin e likujditeteve gjatë periudhës 2003-2008, kur ai ka çelur disa depozita; konkretisht në shumat 10 mijë USD në vitin 2006 dhe 3000 USD të tjera në gjendje cash si dhe një depozitë 10 mijë USD në 2008-ën, nga e cila ka tërhequr po atë vit 8000 USD.

Si problem për pasurinë u relatua edhe një hua në shumën 1.2 milion lekë që bashkëshortja e Karanxhës ka deklaruar se e ka marrë në vitin 2010 nga vajza e tezes së saj, me qëllim likujdimin e një kredie të 2005-ës.

Edhe pse kredia është marrë nga bashkëshortja e subjektit para se ata të lidhnin martesë në vitin 2009, Komisioni ka hetuar mbi mundësinë e huadhënëses për krijimin e kësaj vlere me burime të ligjshme. Nga analiza financiare paraprake për periudhën 2003-2016, KPK gjeti pamundësi financiare në vlerën e 3.4 milionë lekëve.