Tensioni para ndeshjes mes Tiranës dhe Beshiktash në stadiumin “Air Albania”, ka bërë që UEFA të hapë hetim disiplinor për sfidën e luajtur javën e kaluar, e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Dhe klubi turk ka bërë sot publike pasojat e veprimeve të mbështetësve të tij.
Beshiktashi, nëpërmjet një komunikate zyrtare, bëri të ditur se UEFA kishte vendosur që t’i ndëshkonte me një gjobë të rëndë, ndërsa i kishte dhënë një dorë klubit turk duke ulur nga 2 ndeshje në vetëm 1 pezullimin për Masuakun, i cili u ndëshkua me karton të kuq në atë sfidë.
“Pezullimi për futbollistin tonë Artur Masuaku, i cili mori një karton të kuq në ndeshjen ndaj Tiranës, u reduktua nga 2 ndeshje në 1. Si pasojë, ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë që skuadra do të luajë kundër Neftçi Baku në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.