Gazetari britanik, Tim Judah, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Twitter në lidhje me gjendjen në veriun e Kosovës. Si një njohës mjaft i mirë i çështjeve të Ballkanit mund të tensionohet pasi në kufi po grumbullohen shumë forca të armatosura.
“Ushtria serbe raportohet se është duke ju afruar kufijve të Kosovës dhe Policia kosovare tashmë ka zbarkuar në veri. E gjithë kjo pasi qeveria e Kosovës ka vendosur të njëjtat rregulla për targat serbe ashtu siç ka bërë Serbia me ato të Kosovës. Shtyrja e bërrylave Vuçiç-Kurti mund të bëhet e rrezikshme”, ka shkruar Judah.
Korrespondenti i “The Economist”, ka ripostuar në Twitter videon e një banori serb të zonës, i cili ka filmuar lëvizjet e Brigadës speciale 72 të ushtrisë serbe pranë Novi Pazarit.