Mediat greke ankoheshin sot se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vazhduar në fundjavë retorikën e tij armiqësore ndaj Greqisë duke kërcënuar se “do t’i hedh grekët në det”, siç kishte thënë në një fjalim elektoral një ditë më parë në Izmir.
Në fjalimin e tij Erdogan raportohet se kishte përdorur disa herë shprehjen e tij armiqësore, e cila në Turqi është gjithashtu varg i një kënge të njohur folklorike të shkruar në vitet e Katastrofës së Azisë së Vogël.
Mediat greke thonin se Erdogan e përdor këtë linjë për të shënuar pikë politike para zgjedhjeve lokale të marsit.
Izmiri është një bastioni opozitës turke dhe presidenti ka fokusuar atje fushatën e tij me një qasje nacionaliste.
Në këngën në fjalë grekët përshkruhen si armiqtë e djallëzuar dhe krahasohen me “dhelprat”, ndërsa turqit quhet “luanë”.
Në vargje të tjera të këngës thuhet “Grekët e mjerë nuk arrijë të bëjnë asgjë, ata thonë mos kalo, unë do të shkoj në Izmir, do t’i hedh grekët në det”.