osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tension te “Ekonomiku”, studentët nxjerrin jashtë administratën

Tension te “Ekonomiku”, studentët nxjerrin jashtë administratën

Protesta e studentëve vijon të jetë aktive dhe shumë prej tyre shprehen të vendosur për të vijuar kauzën duke shtuar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave. Pas protestave në rrugë, studentët kanë zgjedhur një formë tjetër duke u ngujuar brenda ambienteve të fakultetit.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “BalkanWeb” se janë shënuar përplasje tek fakulteti i Ekonomisë, ku krahas bllokimit të derës, janë nxjerrë jashtë edhe punonjësit e administratës.

Siç duket edhe nga fotot, studentët kanë bllokuar derën hyrëse të fakultetit me karrige si shprehje e rezistencës dhe vendosmërisë për pikat që kanë parashtruar për qeverinë.

Janë rreth 100 persona që vijojnë ngujimin brenda në fakultetin e Ekonomikut, ndërsa jashtë ambienteve kanë mbetur edhe disa studentë që kërkojnë të bëjnë mësim. Pjesa e studentëve që proteston kanë vendosur të bëhet bojkot total i mësimi të paktën deri të premten e kësaj jave.

Gjithashtu studentët e fakultetit të Ekonomisë kanë publikuar të dhënat në lidhje me një votim që kanë kryer, teksa nënvizohet se shumica dërrmuese e tyre vijojnë qëndresën, ndërsa një pjesë e vogël ka zgjedhur si alternativë për të vijuar mësimin.

Situatë tjetër raportohet nga fakulteti i Drejtësisë ku studentët me anë të një letre i janë drejtuar pedagogëve teksa dënojnë aktet e dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit ashtu edhe nga ajo private, pak ditë më parë.

Mes tjerash, në letrën drejtuar pedagogëve kërkojnë që mos t’iu digjet viti shkollor si dhe pedagogët të luajnë rol mbrojtës ndaj tyre si akademikë në radhë të parë, por edhe si prindër në veçanti.

Sakaq e njëjta situatë paraqitet edhe në Universitetin e Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’, ndërsa një pjesë e studentëve kanë nisur ngujimin dhe kanë bërë thirrje në klasa që të bojkotohet mësimi./Balkanweb