osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tenderi/ Hetimet për Avdjol Dobin dhe se kush fshihet pas ‘çunakut’ të Unazës së Re

Tenderi/ Hetimet për Avdjol Dobin dhe se kush fshihet pas ‘çunakut’ të Unazës së Re

Avdjol Dobi, 26-vjeçari misterioz që rezulton të jetë përfaqësuesi, ligjor i kompanisë “DH-Albania”, e cila ka rezultuar fituese e tenderit 18 milion euro për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit tek ish-sheshi “Shqiponja”, këtë javë do pyetet në prokurtorinë e Tiranës. Një element i hetimit që sapo ka filluar në prokurorinë e Tiranës është të zbulojë kush fshihet mbrapa 26-vjeçarit Advjol Dobi, që nuk ka asnjë fuqi financiare për ta derdhur 1.8 milion euro si fond garancie në arkën e shtetit.

Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaware, ku tregohej se kompania “Dunwell Haberman”, e cila pretendohet se është kompania mëmë e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA. Por nëse çertifikata është fallso, Dobit do t’i duhet të vërtetojë dhe origjinalitetin e bilanceve që ka paraqitur, pse në fakt dyshohet që kompania mëma është themeluar vetëm në viti 2018, ndërkohë që Dobi nga ana tjetër ka dorëzuar bilancet e tre vitete të fundit.

Thirrja në prokurori, por asnjë masë sigurie

Pikërisht për këtë vërtetim dhe vërtetësinë e këtij dokumenti, Avdjol Dobi është thirur dy ditë më parë në ambjentet e Autoritetit Rrugor Shqiptar në Tiranë, ku gjatë një takime me krerët e këtij institucioni, Dobi ka dalë garant dhe ka siguruar se dokumentat e përdorura për fitimin e tenderit janë origjinale. Por pavarësisht këtij takimi me kreun e ARrSH Afrim Qëndro, javën që vjen Avdjol Dobi do zhvillojë një takim më të tensionuar në prokurorinë e Tiranës. Prej dy ditësh kjo prokurori ka nisur hetimet për skandalin e fitimit të tenderit 18 milion euro, për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit të “Unazës së Re”, tek ish-sheshi “Shqiponja”.

Ndërkohë çuditërisht nuk është marë asnjë masë ndalimi për Dobin, i cili në çdo moment mund të ikë nga Shqipëria. Dobit do t’i duhet të japë llogari për shumë pikëpyetje, ku më tepër prokurorët do kërkojnë të dinë nga ai se në çfarë rrethana e ka gjetur vërtetimin e lëshuar nga Departamenti i Shtetit të Delaware në SHBA. Njëherësh prokuroria e Tiranës gjatë marrjes në pyetje të këtij personazhi, do konsistojë në zbulimin e origjinës të shumës prej 1.8 milion euro që kompania “DH-Albania” dhe “Biba X”, ka ngrirë si fund garancie, për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit. Ndërkohë një burim pranë prokurorisë së Tiranës thanë për gazeta “Shqiptarja.com” se një grup oficerësh kanë shkuar në zyrat e kompanisë “DH-Albania” dhe “Biba X”,duke sekuestruar një sërë dokumentash dhe kompjuterat. Pritet që në ditët në vijim kompjuterat të çohen për ekspertim në laboratorin shkencor, ndërkohë skaner do i bëhet dhe E-maileve të Avdjol Dobit, për të marrë komunikimet elektronike që 26-vjeçari mund të ketë bërë me persona të ndryshëm në SHBA, për këtë çështje.

Krahasim të dokumentave

Tashmë do t’i duhet prokurorëve të Tiranës, që të zbardhin të vërtetën e këtij skandali, ku pritet që hetimi të bashkërendohet dhe me drejtësinë Amerikane, ku do kërkohet zyrtarisht krahasimi i dokumentacionit me ato që “DH-Albania”, ka paraqitur në tender dhe në QKB, me ato që janë nxjerë nga departamenti i shtetit të Delaëare në SHBA.Tashmë është herët për të folur se cili do jetë rezultati i këtij hetimi, por për këtë çështje kanë nisur hetime edhe në SHBA. Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për “Zërin e Amerikës” se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania “Dunwell Haberman”, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime. Pritet që në ditët në vijim prokuroria e Tiranës ti drejtohet me një letërporosi drejtësisë së SHBA-së, ku të kërkojë informacion për këtë çështje./Shqiptarja.com