Orët e para të mëngjesit do të paraqiten me reshje dëbore në pjesën më të madhe të Shqipërisë, kryesisht zonat lindore dhe juglindore.
Sipas meteoalb, mesdita dhe pasditja do të sjellin përmirësim të motit gradualisht në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke u luhatur në vlerat -15 deri në 4 gradë celsius.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, duke krijuar dallgëzim 6 ballë.