osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Televizioni po plaket, të rinjtë informohen përmes rrjeteve sociale

Televizioni po plaket, të rinjtë informohen përmes rrjeteve sociale

Një anketë e zhvilluar nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, mbështetur edhe nga Autoriteti i Medias Audiovizive konfirmon perceptimin e përgjithshëm të rënies në përgjithësi të besueshmërisë së qytetarëve tek mediat, veçanërisht tek media tradicionale.

Në anketë kanë marrë pjesë 800 persona të grupmoshave dhe grupeve sociale të ndryshme. Anketa provon se shqiptarët gjithnjë e më shumë, të paktën për marrjen e informacionit, por orientohen drejt aparateve celularë me akses në internet.

Kjo prirje është kryesisht tek brezi i ri, ku personat nën moshën 35-vjeçare janë ata që e shfrytëzojnë më dendur teknologjinë për informim dhe argëtim. Personat mbi këtë moshë vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë televizionit. Piku i shikueshmërisë është orari i mbrëmjes ndjekur nga ai i pasdites.

80 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se zotërojnë një telefon me internet. Rreth tre të katërtat e këtij grupi deklarojnë se e përdorin telefonin për lundrim për argëtim dhe informim në rrjet shpesh ose shumë shpesh gjatë ditës.

Përqindja më e lartë e personave me akses në internet përmes telefonit regjistrohet në zonat urbane, me një diferencë prej 7 pikësh në krahasim me zonat rurale. Vetëm 9 për qind të të anketuarve mbi moshën 64 vjeç kanë deklaruar se përdorin internetin për t’u informuar.

Sa i takon televizorit, 5 për qind kanë deklaruar se nuk e shohin fare. 46.1 për qind thonë se ndjekin nga një deri në dy orë në ditë, ndërsa dy deri në katër orë janë 38.1 për qind. Grupmosha që ndjek më tepër televizorin janë personat mbi 35 vjeç, ndërsa nga grupet sociale personat që deklarojnë se janë të papunë priren të qëndrojnë më gjatë para ekranit.

Rreth 70 për qind pohojnë se e ndjekin televizionin në mbrëmje. 35-49 vjeç është grupmosha që ndjek më shumë televizorin në këtë orar, ndjekur më pas nga mosha 26 deri në 34 vjeç. Grupmosha e parë pritet drejt programeve me tematika sociale dhe politike, ndërsa e dyta më fort drejt programeve kulturore dhe atyre sportive.

Anketa nxjerr në pah se sa më të arsimuar të jenë qytetarët, aq më pak qëndrojnë para televizorit, ndërsa sa i takon programacionit, shqiptarët e përdorin televizorin për të ndjekur kryesisht filma. Filmat janë kategoria që ndjekin 46 për qind, ndjekur nga edicionet informative dhe më pas nga sporti. Më pak të ndjekura nga teleshikuesit rezultojnë programet politike në studio.

Pjesën më të madhe të audiencës e marrin televizionet kombëtare private, rreth 78 për qind të saj, ndjekur më pas nga televizionet publike dhe kanalet lokale që ofrohen përmes kabllorëve. Më shumë se gjysma e të anketuarve deklarojnë se kanë një marrës sinjali digjital, ndërkohë që teknologjia IPTV, që ofron shërbimin e televizorit përmes internetit ka një përhapje mjaft të kufizuar.

Televizioni mbetet burimi i parë për lajmet e reja për personat që e ndjekin atë. 51 për qind e të anketuarve deklarojnë se lajmin e parë e marrin përmes ekranit, ndërsa grupi që lajmet e reja i merr përmes rrjeteve sociale është me 26.6 për qind. Pesha e gazetave në letër dhe online, të marra të dyja bashkë është vetëm 2.2 për qind. Grupmosha nga 18 deri në 35 vjeç kontaktin me lajmin e parë e ka kryesisht me rrjetet sociale, ndërsa nga televizioni informohen kryesisht mosha mbi 35 vjeç.

Pavarësisht se ndjekin edicionet informative, ka një mosbesim të lartë sa i takon përmbajtjes së lajmeve që transmetohen. 50.1 për qind e të anketuarve besojnë se burimi i informacionit është i ndikuar politikisht, ndërsa rreth 25 për qind besojnë se lajmet imponohen nga pronarë të medias.

33.3 për qind deklarojnë se nëse do të shkëpusnin lidhjet me televizionet për 3 ditë do të ndjeheshin më të qetë. Mbi 51 për qind deklarojnë se reklamat televizive nuk ndikojnë aspak në orientimin e blerjeve të tyre. Më shumë se gjysma i shmangin, ose i injorojnë reklamat.