Pas kalvarit të shtyrjeve nga prokurorët, radhën e kanë avokatët.Avokatët e Emiljano Shullazit kanë kërkuar një javë kohë për të paraqitur mbrojtjen ndaj klientëve të tyre si të akuzuar si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.
Seanca është caktuar të zhvillohet më datën 30 tetor.Në gjyq si të pandehur janë Emiljano Shullazi dhe grupi e tij, i përbërë nga Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.
Më 2 tetor Prokurorët kanë kërkuar në total 64 vite burg për të gjithë të akuzuarit.
Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.
Gjykata ka vendosur pezullimin e afateve të paraburgimit deri në seancën e 30 tetorit./Sot