Një nga të akuzuarit e dosjes së gjyqtares Enkelejda Hoxha është edhe mjeku Shkëlqim Korbi, i cili akuzohet se ka lëshuar një akt ekspertizë të rremë për të ndihmuar në lirimin e Gentjan Nezajt dhe Saimir Petanit.
Në përgjimet e publikuara, Korbi kishte lëshuar një tjetër raport të cilin e kishte nisur në gjykatë përmes sekretares së identifikuar si “Bona”, e cila e telefonin lidhur me përgjigjet e raportit të përpiluar nga vetë ai.
Ndërsa në një tjetër bisedë, Shkëlqim Korbi e vë në dijeni avokaten Hoti se e kishte dorëzuar aktin e ekspertizës pas kërkesës saj dhe se rezultati ishte i keq. Më pas, eksperti premton se do ta tërheqë aktin dhe për këtë lidhet me sekretare Bonën.
Biseda mes avokates Suzana (Pasha) Hoti dhe Shkëlqim Korbit është kjo:
Hoti: Alo, Çimi, si kalove?
Korbi: Mirë, ça bën?
Hoti: Zana jam, a u lodhe?
Korbi: Jo, çkemi!
Hoti: A të gjej me 15 paradite në Tiranë herët a vetëm kur të takoj kur të vish në Burrel a?
Korbi: Po i kena dorzu sot ato
Hoti: Vërtetë?
Korbi: Po po
Hoti: Mirë a keq?
Korbi: Jo keq… keq…
Hoti: Po pse mor shok, po të pata thon mor ti
Korbi: Po vetëm po të shkoj t’i them t’a tërheqim, ça të të them unë ty?
Hoti: Po shko mor shok, shko mor shok tërhiqe se vij sonte aty po deshe unë, të pata thon kur do të vijsha
Korbi: Ja prit ti them, prit t’i them Bonës
Hoti: Hajde pra thuj, hajde ciao ciao, më thuaj, thuaj
Në bisedën më sipër Shkëlqim Korbi e vë në dijeni avokaten Hoti se e kishte dorëzuar aktin e ekspertizës pas kërkesës saj dhe se rezultati ishte i keq. Pas kërkesës së avokates, eksperti premton se do ta tërheq aktin dhe për këtë lidhet me sekretare Bonën.
Biseda mes tyre:
Bona: Po dotore
Korbi: O Bona, i dorëzove ato aktet e mia?
Bona: Po, jo i dorëzova dmth i bëra shkresën përcjellëse (Ça kishe?)
Korbi: Atë Arjol Keçin bre mo se e kam bo gabim…. Një gabim, shife të lutem Arjol Keçin
Bona: Arjol Keçin ta heq veç
Korbi: Po po heqma, dhe leje se po vij unë
Bona: Ok, mirë, ja po e heq veç
Korbi: E se kam bo, kam bo një gabim aty
Bona: Po po e heq unë pa merak
Korbi: Hajt rrofsh Bona, hajt
Bona: Asgjë dotore, pafshim
Pasi sigurohet nga sekretarja Korbi telefonon avokaten Suzan (Pasha) Hotin:
Hoti: Hë Çimi!?
Korbi: Ja i thashë, ja për tërheqjen
Hoti: Atëherë a të vijë Lefteri (bashkëshorti i saj) do të takojë mbasdite në ça ore e do me e taku?
Korbi: Po, nigjo, unë kthehem nga Shkodra, e do më dali diku ai, se kam gjyq në Shkodër unë
Hoti: Në rregull, a të vij mbasdite në orën gjashtë në Tiranë ose në shtatë?
Korbi: Po mos vij moj në Tiranë se jam në Shkodër unë apo do me ardh në Tiranë ai?
Hoti: okei, për sa? Na foli Lefterit se e kam ci tu unë e të dali në rrugë e të komunikosh me të, ok.