osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Teatri thellon përplasjet Rama-Meta, presidenti irritohet nga sulmet për dekretin, socialistët tjetër goditje kreut të shtetit

Teatri thellon përplasjet Rama-Meta, presidenti irritohet nga sulmet për dekretin, socialistët tjetër goditje kreut të shtetit

Çështja e teatrit nxori edhe një herë në pah marrëdhëniet e tensionuara mes Qeverisë dhe Presidencës. Gazeta prej kohësh ka renditur një sërë çështjesh që kanë shkaktuar përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, mes të cilave mund të përmendim dekretimin e kreut të SHISH, Helidon Bendo, marrëveshja me Greqinë etj. Ndërkohë, listës së fundmi i është bashkuar edhe çështja e teatrit. Ilir Meta dy ditë më parë vendosi të dëgjonte thirrjet e opozitës dhe ktheu për rishqyrtim ligjin e teatrit. Një lëvizje e tillë shkaktoi reagime të shumta.

Opozitarët e përgëzuan, por kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e kritikuan dhe e sulmuan presidentin. Si për të thelluar më shumë debatin, zyra e shtypit të Presidencës vendosi të reagonte dje kundër kritikave të socialistëve. Meta i quajti emocionale dhe sipërfaqësore reagimet kundërshtuese të qeverisë.

“Presidenti i Republikës, duke ndjekur reagimet politike pas publikimit të dekretit për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, shpreh keqardhjen për reagimet sipërfaqësore, emocionale e të pathelluara.

Presidenti i Republikës i fton të gjithë të shqetësuarit për ndërtimin e një teatri të ri të kenë durim e të lexojnë me objektivitet dekretin, të gjithë arsyetimin, argumentat dhe konstatimet ligjore të cilat bazohen vetëm në Kushtetutën e Shqipërisë, konventat e marrëveshjet ndërkombëtare ku vendi ynë është palë, detyrimet që lindin prej tyre dhe legjislacionin tonë në fuqi”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Goditja tjetër e socialistëve

Partia Socialiste nuk i kurseu as dje reagimet për vendimin e Presidentit Ilir Meta për të kthyer për rishqyrtim ligjin për teatrin. Ishte sërish Erion Veliaj ai i cili, në një dalje për mediat u shpreh i bindur se ligji do të kalojë në Parlament në shtator, duke i shpallur kështu “luftë” Metës. Madje ai theksoi se askush nuk i bojkoton dot punët publike për Tiranën. “Do të presim me durim këto 40 ditë, teksa Parlamenti të mblidhet sërish për të kaluar Teatrin e ri. Por, gjithmonë pyetja që i bëj vetes është: këta që kundërshtojnë çdo gjë, a nuk ishin po këta që thoshin mos ma prek liqenin, mos ma prek parkun? A është sot parku më i frekuentuar? Mjafton të shikojmë si është sistemuar këndi i lodrave, pista e biçikletave, pista e këmbësorëve, pista e vrapit dhe Amfiteatri i ri. Mjafton të shohim edhe si u mbollën 126 mijë pemë.

Këto pemë u mbollën nga ata që thonë mos prek, apo nga ata që thonë se diçka ndryshon vetëm po u prek me dorë?! Do vëmë dorë në këtë vend që Shqipëria të lulëzojë”, deklaroi ai. Veliaj përfitoi nga rasti për të shprehur edhe mirënjohjen për të gjithë komunitetin e artistëve që mbështetën projektin e ri për Teatrin Kombëtar. “U jam shumë mirënjohës të gjithë aktorëve që mbështetën teatrin e ri, gjithë shoqërisë që mbështet zhvillimin e Tiranës. Për të gjithë ata njerëz që mund të kenë ende dyshime, duhet t’i bëjnë një pyetje vetes kur shikojnë kundërshtarët e projekteve të bashkisë dhe të qeverisë në televizor: Këta që kundërshtojnë çdo gjë, çfarë kanë bërë për mua?”, tha Erion Veliaj./Mimoza Ibra