Shfaqja “Agnesa e Zotit” e Teatrit Shëtitës “Çajupi”, u prezantua për herë të parë në teatrin Skampa në Elbasan.
Vepra e vitit 1979 nga dramaturgu amerikan John Pielmeier me regji nga Kiço Londo erdhi nën interpretimin e tre aktorëve të njohur të teatrit tonë Violeta Trebicka, Eni Jani, Laura Nezha
Agnesa e Zotit” është një betejë midis botës së fesë dhe shkencës, faktit dhe besimit. Një shfaqje e cila merr përsipër të përcjellë mesazhe të forta që i përshtaten më shumë të sotmes sesa kohës kur u shkrua vepra.
Shfaqja jo vetëm që u prit me duartrokitje të shumta, por mbajti publikun të mbërthyer për 90 minuta. Eni Jani interpretoi Martën duke mbuluar gjatë shfaqjes gjithë gamën e emocioneve nga edukatorja te antagonistja, ndërsa aktoria Violeta Trebicka rolin e Nëna Eprore.
‘Jam mësuar me pjesën e dramave, pork jo është e veçantë se skam dal fare nga skena…’, thotë aktorja Eni Jani.
‘Bota që ka ndryshuar sot, autori…jemi mësuar që gangrenizimi nis nga vetja…’, shton Violeta Trebicka.
E mrekullueshme ishte dhe aktorja e re por shumë e talentuuar në rolin e Agnesa Laura Nezha
Shfaqja “Agnesa e Zotit” pas Elbasanit do të udhëtojë në qytete të tjera të vendit me shpresën për tu pritur mjaftë mirë nga publiku.