Në qendër të Tiranës ka qenë Teatri Popullor, një ndërtesë në dijeninë time e nderuar në kohën e Italisë para vitit 1940, me materiale që ne i quajmë të popullit, i cili për efekt të ligjit të kapilaritetit i kishte vajtur lagështia rreth e qark ndërtesës në rreth 2 metra lartësi.
Për të ruajtur jetën e aktorëve, do të ishte mirë që kjo ndërtesë të prishej me kohë, por siç thotë populli, me mirë vonë se kurrë. Ndërtesa që filloi së ndërtuari së fundmi do të jetë një kryevepër. Edhe pse është një kryevepër kjo nuk do të thotë që të gjithë njerëzit ta pëlqejnë.
Dje dëgjova në TV një grua, më duket ishte avokate, kishte bërë një ankesë për moslejimin e ndërtimit të kësaj kryevepre. Zonja në TV, mu duk një njeri i rregullt rreth 84 vjeç, në moshë, gjë që i ka dhënë mundësinë të njohë dhe aktorët e teatrit popullor.
Nuk është në nderin e asnjë njeriu që, edhe pse është kundra ndërtimit të një kryevepre, të quajë lakenj ata që janë pro ndërtimit të kësaj kryevepre, e cila do na e zbukurojë Tiranën. Aq me keq kur ajo quan lakenj aktorin më të mirë të popullit siç është Robert Ndrenika. Do të ishte në nderin e saj që t’i kërkonte të falur Bertit.