Policia rrugore u pezulloi patentën drejtuesve të 10 automjeteve teksa po drejtonin makinën e tyre tej normave të lejuara.
Gjatë orëve të vona të natës, këta persona tejkaluan normat e shpejtësisë duke lëvizur me mbi km/h. Një automjet që udhëtonte në aksin Sauk-TEG u ndalua dhe iu hoq patenta, pasi radarët fiksuan se drejtuesi i mjetit po ecte me 200 km/h.
Lajmi është dhënë nga Policia e Shtetit në faqen e saj zyrtare.
Njoftimi i policisë:
Sauk-Teg
Policia Rrugore, kontroll me radar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës.
Mos shpejto të arrish aksidentin.
200 km/h.
Patenta të pezulluara prej orës 21.00 e deri në orën 00.30 për shpejtësi që varion nga 157 km/h deri në 200 km/h në aksin rrugor Sauk-Teg.