osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Të vërtetën time do ta ballafaqoj në gjykatë”! Ilir Beqaj për Sterilizimin: Të përdorësh me efiçensë fondet, është detyrë. Koncesioni i Sterilizimit kurseu para, e vërteta do dalë

“Të vërtetën time do ta ballafaqoj në gjykatë”!  Ilir Beqaj për Sterilizimin: Të përdorësh me efiçensë fondet, është detyrë. Koncesioni i Sterilizimit kurseu para, e vërteta do dalë

Ish-ministri Ilir Beqaj ka folur për mediat pas komunikimit të akuzave nga SPAK.

Ai tha se prokuroria në 50 muaj nuk hetoi dot dy elementët kryesorë të një hetimi për sterilizimin.

Sipas tij, të mos merresh në një hetim të tillë me detaje të tilla, do të thotë të mos e kesh kuptuar çështjen.

“Garantimi i kujdesit shëndetësor e kam pasur detyrim dhe mision. Të përdorësh me efiçensë fondet, është detyrë. Por t’i përdorësh me eficensë është akoma më e mirë. Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë procesin e sterilizimit, uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikut në spital. Janë kursyer para”, tha ai.

Reagimi i plotë

Sot u paraqita në SPAK për tu njohur me:

(1) vendimin e prokurorëve të çështjes për përfundimin e hetimeve, dhe

(2) vendimin e prokurorëve për komunikimin e akuzës për shpërdorim detyre për çështjen e sterilizimit.

E kam thënë dhe më parë, dhe po e përsëris.

Unë të vërtetën time do ta ballafaqoj në gjykatë, dhe kjo ditë po afron.

SPAK duhet ta kishte filluar analizën për përgjegjësinë time si ish ministër që nga referimi i neneve përkatëse në Kushtetutë dhe në ligjin për kujdesin shëndetësor, sepse referuar atyre dispozitave unë dhënien e një shërbimi cilësor dhe të barabartë, nga veriu në jug të Shqipërisë e kam patur detyrim dhe mision.

Çdo funksionar publik ka detyrim të përdorë me efiçencë fondet publike, por një ministër shëndetësie ka për detyrë të pakësojë shpenzimet nga xhepi i tyre që bëjnë qytetarët për kujdes shëndetësor.

Sot e kësaj dite shëndetësia ka shumë sfida, por vetëm falë kësaj reforme që ne bëmë për sterilizimin, sot njerëzit operohen të sigurtë në spitalet publike dhe nuk shkojnë tek privati vetëm për të shmangur infeksionin si deri në 2014. Nga fillimi zbatimit të kontratës në cdo sallë kirurgjie të spitaleve publike janë operuar në kushte optimale 445 mijë qyetetarë shqiptare.

Në 50 muaj që nga fillimi i hetimeve. SPAK ka dashur të hetojë pse nuk u vu në punë centrali i sterilizimit nga prill 2010 deri në shtator 2013.

Në 50 muaj që nga fillimi i hetimeve, SPAK nuk arriti të vlerësojë dy kriteret kryesore të një procesi sterilizimi (1) uljen e ditëve të qëndrimit pas operacionit dhe (2) uljen e ditëve të marrjes së antibiotikëve. Të dyja këto kritere vlerësimi konvertohen patjetër në vlerë monetare dhe nga ky konvertim shikohet më pas nëse shteti ka fituar apo ka humbur nga ky koncesion. Deri më sot SPAK nuk ka bërë asnjë hetim në lidhje me këto dy kritere vlerësimi.

SPAK nuk e pa të udhës të hetojë se si kanë ndryshuar nga para zbatimit të kontratës me aktualisht ditë qëndrimi për pacientët e kirurgjisë, infeksionet nozokomiale dhe rezistenca antimikrobike.

Në 50 muaj që nga fillimi i hetimeve, SPAK nuk e pa të të udhës të hetojë “vlerën e parasë” që është arritur me këtë kontratë, të hetojë çfarë risqesh të marra përsipër nga partneri privat janë materializuar gjatë zbatimit të kontratës. Këto janë kritere kryesore të vlerësimit të një partneriteti publik-privat.

Në 50 muaj që nga fillimi i hetimeve, nuk rezulton që SPAK të ketë angazhuar ndonjë ekspert të shëndetit publik, të kirurgjisë apo të financave.

Në katër muajt e fundit që prej komunikimit të fillimit të hetimit ndaj meje, kam qënë në dispiozicon të prokurorëve. Kemi bërë rreth 30 kërkesa për veprime hetimore shtesë. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

A nuk duhet prokurorët të hetojnë dhe reflektojnë gjatë hetimeve edhe fakte që janë në favorin tim dhe provojnë të kundërtën e akuzës?!

A kanë detyrim prokurorët që të zbatojnë nenin 8/a të Kodit të Procedurës Penale apo unë nuk kam asnjë lloj të drejte gjatë hetimeve?!

Akuzave të SPAK do t’i përgjigjemi me të vërtetën tonë e cila është më e fortë dhe e logjikshme mbi të gjitha.

Do të kërkojmë të bëjmë deklarime shtesë.
Do të kërkojmë veprime hetimore shtesë.
Do të paraqesim memorie brenda datës 28 mars 2024.
Ndërkohë, mesa duket këtë çështje do ta diskutojmë edhe në komisionin hetimor të Kuvendit.