Pas rikthimit të Trump në pushtet politika shqiptare, ethshëm, debaton edhe mbi skandalin McGonigal, një zyrtar i lartë i FBi-së, i cili është i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lidhjet e tij me një bzinesmen rus, ku gjatë hetimeve përmendet 14 herë kryeministri Rama, në një takim mes tyre, ku McGonigal ka folur për dyshimet e tij se një kompani ruse tenton të investoi në tregtimin e hidrokarbureve, me persona A dhe B, emrat e të cilëve janë Agron Neza e Dorian Duçka.
Kjo mbetet një akuzë që u përket Shteteve të Bashkuara dhe nuk ka asnjë një akuzë zyrtare ndaj kryeministrit i cili asqë mund te hezitonte apo të mos pranonte një takim me një zyrtarë të lartë FBI-së, i cili kishte informacione sikurse ka FBI, për këtë aferë të dyshimtë e cila duhej ndaluar.
Kjo është e vërteta në kësaj historie, që në fakt politika shqiptare, opozita, e ka marrë këtë çështje dhe e ka kthyer në kauzë të saj, duke akuzuar fort Edi Ramën si pagator, për të nxirë ish kryeopozitarin Basha dhe për të ndikuar në shpalljen “non grata” të ish pensionistit Berisha.
Por e vërteta ështe se askush nuk është marrë me këta dy kufoma politike, përveç se ata vetë, duke abuzuar dhe përdorur pushtetin si aset të tyre familjarë.
Kuptohet se Berisha si lehës dhe intrigant i papërmbajtshëm e ka marrë çështjen dhe po e përdor fort, për të mbrojtur veten e tij dhe për të thënë se Rama është investuar për ta shpallur “non grata”, duke përdorur instrumentet e tij, por edhe duke theksuar se janë përdorur informacione me njerëz të cilët janë çuar në SHBA, për t’i shërbyer dëmtimit të opozitës në lidhje me çështje të ndryshme.
Lulzim Basha duke kapur situatën del dhe shfaqet duke thënë se e kanë akuzuar padrejtësisht në lidhje me paratë ruse dhe se ai është viktimë e McGonigalit, Edi Ramës e të tjera barsoleta si këto.
Mirëpo McGonigal nuk e ka takuar Ramën në atë periudhë, pra nuk ka ekzistuar në kohën e skandaleve të financimeve ruse të Lulzim Bashës, kur ky u fsheh në kompanitë me pronarë rus dhe me para ende të dyshimta, e të paqarta… se si e pagoi lobimin në SHBA.
Gazetari Dan Friedman, investiguesi i çeshtjes Basha Muzin shkruante:
Atë kohë ne po shikonim regjistrimet për disa lobime të ndryshme. Ishim të interesuar për influencat ruse në politikën amerikane. E kështu pamë disa kompani lobimi të regjistruara për të përfaqësuar subjekte të huaja në SHBA. Një prej tyre ishte kompania e Nick Muzin.
Ai ishte i registuar si lobist në Departamentin e Drejtësisë, jo vetëm për Partinë Demokratike në Shqipëri por edhe për disa kompani si Biniata Trade.
Kur ne e pamë këtë nisëm të punojmë për të kuptuar se çfarë ishte Biniata Trade dhe përse ai e kishte regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë këtë për qëllime lobimi.
Është diçka normale e punës tonë duke parë raportimet e kompanive të lobimit e kështu nisëm të investigojmë për këtë kompani guack
Lulzim Basha është e qartë që gënjen, gënjen për ditën me diell, është një mashtrues klasik i papërgjegjshëm në politikë që tashmë i ka dalë boja.
Por le të japim argumentin për gënjeshtarin Lulzim Basha i cili thotë se… e vërteta doli!
Cila e vërtetë, ajo që thotë ai apo ajo që ai ka bërë?!
Përse duhet të lobonte Edi Rama kur Bashën asqë ekishte në listë dhe e përdorte lehtësisht sa herë donte.
Në rastin e Lobimit me Muzin Lulzim Basha ka pranuar
se shkoi të bënte një foto me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, se kjo foto u publikua, se janë paguar 1.025.000 dollarë për këtë foto.
A është përdorur një kompani lobiste nga më të fuqishme në SHBA, si ajo e Nick Muzin, e cila i ka bërë vetë deklarimet? PO!
A i ka deklaruar kjo kompani kontratat dhe paratë në Ministrinë amerikane të Drejtësisë, të cilat tregojnë se janë 3 pagesa nga 150 mijë dollarë, është një pagesë 75 mijë dollarë dhe një pagesë 500 mijë dollarë? PO!
Vetë Lulzim Basha ka dhënë 3 versione në daljet e tij publike dhe ka shkuar e ka marrë në qafë edhe zyrtarë të Amerikës, duke thënë se ia kanë dhënë ata paratë.
Lulzim Basha nuk ka firmosur as 450 mijë dollarë, as 650 mijë dollarë dhe as 950 mijë dollarë, por plot 1 milion e 25 mijë dollarë për lobim në SHBA.
Sipas të dhënave zyrtare nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, janë dy kontrata, një e dorëzuar në mars dhe një në nëntor të 2017-ës.
Pra, një shumë totale 1 milion e 25 mijë dollarë.
Ishte gjyqtari i plepave, i shkarkuar me ceremoni nga vetingu Lazër Sallaku që hodhi poshtë dosjen. Pas një konflikti mes prokurorëve të çështjes dhe pushimit të akuzës së pastrimit të parave, Prokuroria e Tiranës u paraqit përpara gjykatës me dy qëndrime.
Përballë kërkesës së prokurorit Gjergji Tako për dërgimin e çështjes në gjyq dhe asaj të prokurorit Kolë Hysenaj për kthimin e akteve për hetime të mëtejshme, gjyqtari Lazër Sallaku zgjodhi rrugën e tretë të pushimit njëherë e mirë të çështjes penale si militant i pafytyrë i PD-së.
Prokurorët vendosen të mbyllej hetimi dhe të shkojë çështja në gjykatë. Nëse prokuroria do të ishte e centralizuar, drejtuesi i prokurorisë kishte mundësi të shfuqizonte vendimarrjen e prokurorëve të çështjes, ka thënë ish kryeprokurorja Elisabeta Imeraj.
sipas një zyrtari të lartë amerikan Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën dhe sipas një burimi me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një nga këto vende.
“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazmë”, tha burimi i qeverisë amerikane.
Burimi nuk dha hollësi të mëtejshme për rastin e Shqipërisë. Por viti 2017, emri i Partisë Demokratike dhe shifra e përmendur prej 500 mijë dollarësh përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga PD-ja.
Firma lobuese amerikane kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tri pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.
Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera, sipas deklararimit janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.
Unmasked: The Russian who secretly paid ex-Trump aide to lobby for Albanian politician in Washington
Moscow businessman named as owner of mysterious Scottish firm that paid for access in DC /Ekkluzive.al