osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Të varim për veshësh në tavan”! Kërcënimi i CIA-s për Sali Berishën… Flirtet e doktorit me Iranin dhe qarqet greke

“Të varim për veshësh në tavan”! Kërcënimi i CIA-s për Sali Berishën… Flirtet e doktorit me Iranin dhe qarqet greke

Kur Sali Berisha ka nisur lëvizjet në prapaskenë për të penguar projektin e TAP, me kërkesën e përfshirjes së Iranit, kanë ndërhyrë në mënyrë energjike amerikanët.

Ndërsa oferta e Iranit ishte marramendëse, Berisha ka përdorur pushtetin e tij korruptiv për bllokimin e projektit që do pavarësonte Evropën nga gazi rus. Burime tepër konfidenciale dhe të besueshme thonë se Sali Berisha, i mbështetur edhe nga Ilir Meta, ka marrë një mesazh verbal të drejtpërdrejtë nga CIA amerikane.

Vijon nga Pjesa e parë

Krahas lidhjeve me Bin Laden, Sali Berisha nisi bashkëpunimin me organizatat ekstremiste iraniane në vitin 1992, përmes ushtarit të tij në krye të SHIK-ut, Bashkim Gazidede. Berisha dhe Gazidede pajisën me nënshtetësi përfaqësuesit e organizatave iraniane, fakt ky i njohur dhe i pranuar botërisht sot.

Gazidede kishte marrëdhënie të ngushta personale me shumicën e organizatave që ushtronin aktivitet në Shqipëri, duke qenë dhe kryetari organizatës së Intelektualëve Islamikë të Shqipërisë, e cila financohej nga fondacione të huaja. Këto lidhje alarmuan CIA-n dhe FBI, të cilat zbarkuan në Shqipëri. U desh rrëzimi i Berishës nga pushteti dhe arratisja e Gazidedes në Iran, që SHBA të godiste celulat në Shqipëri.

Megjithatë, Sali Berisha, jo vetëm që nuk i ndërpreu lidhjet me Iranin, sot një kërcënim i madh botëror, por i riaktivizoi këto lidhje pasi erdhi në pushtet në 2005. Burime të kryqëzuara dhe tepër konfidenciale që kanë nisur të rrjedhin në rrethet politike dhe diplomatike konfirmojnë se krisja e dytë e madhe mes Berishës dhe SHBA ka ndodhur kur Sali Berisha hyri në pazare me Iranin, një nga vendet më armiqësore ndaj SHBA, madje kërcënim edhe për Shqipërinë.

Irani ka shprehur vazhdimisht interesin për furnizimin me gaz të tregjeve evropiane, edhe pse herë pas herë ishte kufizuar për shkak të sanksioneve të SHBA. Përfaqësues të Iranit kanë lobuar fort tek zyrtarët grekë, tek Sali Berisha dhe tek të gjithë aktorët e tjerë me ndikim, për t’u bërë pjesë e projektit TAP që vjen nga Azerbajxhani në Evropë, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe duke dalë në Itali.

Përfaqësuesit e CIA dhe FBI në Tiranë kanë qenë të angazhuar dhe shumë të shqetësuar për këtë flirt të Berishës me Iranin. SHBA madje janë shqetësuar edhe për pazaret e Berishës me Greqinë, për shitjen e detit, duke anashkaluar amerikanët. Shqetësimi u reflektua nga rrjedhja e kabllogrameve që ambasada amerikane në Tiranë i dërgonte DASH. Kabllogramet tregojnë se si Sali Berisha është mbajtur gjithnjë nën monitorim.

Irani kërkonte të bëhej pjesë e kësaj linje. Irani ka arritur të bindë Sali Berishën për të kushtëzuar kalimin e TAP në Shqipëri, me kusht përfshirjen e gazit iranian. Në këmbim, sipas burimeve sekrete, Sali Berisha dhe Ilir Meta do të merrnin 2.5 miliardë euro në dorë si dhe më pas 25 % të aksioneve në tubacionin e gazit. Gjatë pazarit janë diskutuar edhe mënyra se si do kalonin paratë, përfshirë ato fizikisht me çanta, por edhe përmes kamuflimit me anë të kompanive të ndryshme në parajsa fiskale.

Kur Sali Berisha ka nisur lëvizjet në prapaskenë për të penguar projektin, me kërkesën e përfshirjes së Iranit, kanë ndërhyrë në mënyrë energjike amerikanët. Ndërsa oferta e Iranit ishte marramendëse, Berisha ka përdorur pushtetin e tij korruptiv për bllokimin e projektit që do pavarësonte Evropën nga gazi rus. Burime tepër konfidenciale dhe të besueshme thonë se Sali Berisha, i mbështetur edhe nga Ilir Meta, ka marrë një mesazh verbal të drejtpërdrejtë nga CIA amerikane. Berisha është paralajmëruar se e priste një ndëshkim spektakolar nëse nuk tërhiqej menjëherë nga pazaret me Iranin. “Të varim me veshë në tavan”, mësohet se ka qenë mesazhi./Pamfleti (Vijon…)