Në fjalën e saj e ngarkuara e SHBA, Leyla Moses-Ones, në Tiranë ka dhënë mesazhe për të ruajtur tolerancën dhe harmoninë ndërfetare në vendin tonë.
Në një natë të begatë si ajo e Kadrit për besimtarët myslimanë, Ambasada Amerikane ka shtruar iftarin për udhëheqësit e komunitetit myslimanë në Shqipëri, si dhe mësues e nxënës.
Në fjalën e saj e ngarkuara e SHBA, Leyla Moses-Ones, në Tiranë ka dhënë mesazhe për të ruajtur tolerancën dhe harmoninë ndërfetare në vendin tonë.
Leyla Moses-Ones ka dhënë edhe një mesazh për politikën, ku thotë se duhet të ushqehet lidhja e besimi dhe e dialogut si dhe të promovohen parimet e demokracisë.
Postimi i plotë i Ambasadës
“Kjo është ajo që admiroj thellësisht nga Shqipëria – pluralizmi i feve, harmonia ndërfetare, respektimi i besimeve të njëri-tjetrit, nderimi i praktikave tona të ndryshme, të bashkuara nën drejtimin e lirisë. Kështu që sonte, bashkohemi në një frymë dhembshurie dhe respekti reciprok, i cili është thelbi dhe fryma e diplomacisë dhe komunitetit besimtar.
Ky është mandati ynë i përbashkët – të ushqejmë lidhjet e besimit, të dialogut, të promovojmë parimet demokratike, të ndërtojmë paqen dhe begatinë. Kjo është ajo që na sjell bashkë këtë mbrëmje për të thyer bukën dhe për të ndërtuar ura si motra dhe vëllezër në besim dhe në liri”, tha e Ngarkuara me Punë a.i. Leyla Moses-Ones gjatë darkës së Iftarit që ajo shtroi për udhëheqësit e komunitetit musliman në Shqipëri, si dhe mësues e nxënës.”