Terror pranë Moskës! Pesë burra të maskuar dhe të armatosur kanë hapur zjarr në sallën e koncerteve në ‘Crocus City Hall’, duke lënë të vdekur të pakën 40 persona dhe 100 të plagosur.
Agjencia e lajmeve Tass shkruan se sulmuesit përdorën mitralozë.
Ria Novosti thotë se personat e armatosur gjithashtu “hodhën një granatë, duke ndezur një zjarr”, e më pas kanë qëlluar ndaj qytetarëve.
Në momentin e sulmit, qindra njerëz ishin të pranishëm në sallën e koncerteve, shumë u evakuuan.
Nga pamjet që shihen në rrjetet sociale, personat e armatosur qëllojnë pa mëshirë ndaj njerëzve me armë.
Më 7 mars të kaluar, ambasada amerikane në Moskë paralajmëroi për sulme të mundshme terroriste brenda 48 orëve, veçanërisht në vendet e mbushura me koncerte.