Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është shprehur i gatshëm të dekretojë një datë të re për zgjedhjet vendore në Shqipëri, nisur nga kriza politike.
Kryeministri ishte i pari që nuk e mirëpriti këtë ide. “Shumica qeverisëse nuk ka asnjë pëlqim lidhur më asnjë diskutim për shtyrjen e datës së zgjedhjeve”, shprehej Edi Rama.
Kume komenton shtyrjen e zgjedhjeve.
“Presidenti i Republikës, në kushtet kur ne nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese. Në qoftë se vlerëson se zgjedhjet që mund të bëhen në datën 30 qershor janë esencialist të shmangura nga parimet dhe rregullat sipas të cilave ato duhet të zhvillohen një proces zgjedhor demokratik, për mendimin tim, ai mund të marrë iniciativën dhe të ridekretojë datën e zgjedhjeve”, shprehet Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ.