osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Të sëmurët e SHQUP sherri me “ekstremistin” Lleshi: S’’pranoi të përdoreshin Forcat e Armatosura në fushatë, Nishani e shkarkoi!

Të  sëmurët e SHQUP sherri  me “ekstremistin” Lleshi: S’’pranoi të përdoreshin Forcat e Armatosura në fushatë, Nishani e shkarkoi!

Gjeneral Sandër Lleshi, i emëruar nga kryeministri Edi Rama si pauses i Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme, ka një histori të gjatë në drejtimin e Forcave të Armatosur të Republikës së Shqipërisë. Nga posti i ministrit të Brendshëm, e ndan vetëm një dekret i presidentit Ilir Meta. Ai u shkarkua nga detyra e tij në FA, me urdhër të Bujar Nishanit më 2013, i cili ishte asokohe President. Ai mbante pozicionin e zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Por cilat ishin arsyet e largimit?

Përgjigjen e ka zbuluar vetë pas shkarkimit, ku ka zbuluar përplasjet e tij me ish-ministrin e Mbrojtjes në qeverinë Berisha, Arben Imami. Në një fjalim të tij, në vitin 2013, Lleshi thotë se Arben Imami ka keqpërdorur Forcat e Armatosura dhe ka kërkuar që ato të përfshihen në fushatë politike. Ata kanë patur një debat për mënyrën sesi FA duhet të drejtohej, dhe Lleshi ka këmbëngulur që Forcat Ushtarake të qëndrojnë të distancuara nga palët politike.

“Unë e them me trishtim, me dhimbje, që kjo është e vërtetë. I jam drejtuar me shkrim dhe i kam kërkuar zyrtarisht ministrit Imami që të heqë dorë në keqpërdorimin e Forcave të Armatosura jashtë funksionit të tyre. Në kohën e përshtatshme do i bëj publike dhe këto. I kam kërkuar zyrtarisht, profesionalisht dhe me një ndjenjë qytetare dhe patriote ministrit që të mos përdorë asetet ushtarake, të cilat janë të destinuara për të përballuar emergjencat civile, atëherë kur vendi ka nevojë për to, por jo në kushtet jashtë emergjencës. Në fakt po ndodh e kundërta. Po përdoren asetet e parashikuara për emergjenca civile në kushte normale.”-është shprehur Lleshi në 29 maj, 2013, 4 ditë pas shkarkimit.

Kjo duket se ka qenë edhe arsyeja për të cilën, Nishani e ka shkarkuar nga detyra pas një karriere 35-vjeçare.

Lleshi u shkarkua nga Nishani më 25 maj të vitit 2013, ndërkohë që shkrimtari Ismail Kadare e kishte propozuar si një kandidat për të marrë kreun e shtetit. Lleshi sqaronte në fjalimin e tij pas shkarkimit, se largimi i tij nga FA, lidhej me mënyrë e funksionimit dhe parimet e drejtimit të FA.

“Nuk bëhet fjalë për një zhvillim të ditëve të fundit, bëhet fjalë për një zhvillim që ka një histori të gjatë. Në bazë të këtij raporti qëndrojnë disa divergjenca të rëndësishme parimore për mënyrën e funksionimit të drejtimit të Forcave të Armatosura, probleme të cilat i kam diskutuar në të gjitha istancat përkatëse me ministrin dhe së fundi i kam bërë zyrtare dërguar me shkrim dërguar krerëve të shtetit. Bëhet fjalë për një diskutim të nisur prej kohësh për arsye për parime të mëdha të mënyrës së drejtimit dhe funksionimit të Forcave të Armatosura.”-ka thënë Lleshi.

Gjenerali zotohej se në 35 vite karrierë të spikatur, nuk kishte kryer asnjë veprim joligjor, dhe se midis heshtjes dhe denoncimit, ai ka zgjedhur të flasë për të treguar se cfarë ndodh në një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit shqiptar, duke iu referuar kërkesës së Imamit.

Kjo është çështja më e thjeshtë për mua. Jo në çdo sekondë, por që nga data 1 shtator e vitit 1978 e deri më sot, pra që në moshën 15- vjeçare e deri më tani, nuk ka asnjë nanogram apo asnjë veprim që bie ndesh me betimin tim ndaj Flamurit dhe ligjit. Përkundrazi. Është një karrierë e vlerësuar në çdo aspekt, qoftë brenda apo dhe jashtë vendit. Nuk kam shkelur kurrë ligjet e shtetit tim. Betimi që kam dhënë është një vendim i pacenueshëm. Në shërbim të këtij betimi vjen dhe fjala ime. Po ju rrëfej një thënie që qarkullon shpesh mes nesh. Nëse një gjeneral flet me zë të lartë, për të trajtuar problemet e Forcave të Armatosura të sigurisë dhe të atdheut, ai rrezikon karrierën, familjen apo dhe të ardhmen e tij. Por nëse ai hesht, rrezikon atdheun e tij. Tani përballë këtyre dy rreziqeve, unë po zgjedh të flasë.

Gjeneral Sandër Lleshi, në fjalimin e largimit të tij në 29 maj 2013