osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Të rinjtë e LSI i japin lamtumirën Kryemadhit: Kandidatët për deputetë janë ose kushërinj të Metës ose shërbëtorë të Monikës

Të rinjtë e LSI i japin lamtumirën Kryemadhit: Kandidatët për deputetë janë ose kushërinj të Metës ose shërbëtorë të Monikës

Vazhdon që Lëvizja Socialiste për Integrim të shkormoqet çdo ditë e më shumë. Ditën e sotme vjen një tjetër goditje për kryetaren e kësaj partie, Monika Kryemadhi.

Bëhet me dije se 100 të rinj në qarkun e Beratit që kanë qenë pjesë e LSI, do të marrin testerën e Partisë Socialiste.

Një prej tyre, Altin Kazazi, ka folur në emër të të rinjve dhe është shprehur se me LSI nuk i lidh më asgjë pasi përfaqëson një rreth të ngushtë interesash familjarë.

“Ne kemi dhënë kontributin tonë për LSI që në vitet e para të gjimnazit. Por sot me LSI nuk na lidh me asgjë sepse LSI nuk përfaqëson më asgjë tjetër përveç një rrethi të ngushtë interesash familjare dhe politike!

Jemi shumë të keqardhur që LSI sot është kthyer në një parti ku duhet të jesh ose kushëri ose shërbëtor i familjes së udhëheqjes.

Mjaft që të përmendim ish kryetarin e Bashkisë dhe kandidatët për deputetë sot, të gjithë kushërinj të Metës dhe shërbëtorë të Monikës.

Si mund të bëhemi ne shërbëtorë të kushërinjve të tyre gjoja në emër të rinisë? LSI thotë Shqipëria është shtëpia juaj, ndërsa LSI vetë është shtëpia e kushërinjve dhe shërbëtorëve që tjetër thonë e tjetër bëjnë!

Ne nuk jemi dot fasada e propagandës elektorale te Monikës dhe Metës, prandaj sot të gjithë së bashku kemi vendosur të ikim nga shtëpia e kushërinjve dhe shërbëtorëve, po jo nga Shqipëria!

Ne do të regjistrohemi anëtarë të PS aty ku po regjistrohen përditë ata që LSI-në e kishin pasion jo pazar! Çfarë nuk kemi dëgjuar dhe duruar për pazaret e bëra në Tiranë me kontributet tona elektorale!

Boll më! Ne do të vazhdojmë të angazhohemi si qytetarë në politikë për Beratin që duam me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, tha ai.