Armando Sadiku u kthye protagonist këtë fundjavë duke shënuar një gol fantastik nga një distancë e konsiderueshme në barazimin 1-1 të Luganos në fushën e Baselit.
Sulmuesi elbasanas e nisi ndeshjen nga stoli, duke qenë se nuk preferohet si titullar nga trajneri Fabio Celestini.
Në minutën e 67’-të sulmuesi 27 vjeçar shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij. Ai nuk festoi, por ka reaguar ashpër. Ai ka lëshuar disa sharje nga goja ndërkohë që festonin. “Të q… ropt”, ishin fjalët që duken nga mimika e bomberit të kombëtares.