Pas protestës së banorëve të Bathores, Paskuqanit, Astirit dhe 5 Majit, Sali Berisha ka marë një revansh të paparë mediatik, ku tregon shpërfillje për vendimin e Amerikës dhe akuzat ndaj tij, madje kërcënon se do riktheht në pushtet, për inat të Amerikës.
Se sa mund të ndodh ky fenomen do e tregoi koha, por e sigurtë është që do ndodh kur SHBA do ta braktisi emrin e saj dhe do quhet Albanistan.
Fakti është se Saliu tani na është bërë si figura më e shfaqur publike, fal telehaleve dhe njerëzve që i mbushin, duke e promovuar Saliun si hero.
Bledi dhe faqezinjtë e tjerë Enka Vasili, Yll Rakipi dhe Rakipllarët debatojnë që të promovojnë gërdallën Berisha, si ardhmja e opozitës Shqiptare, duke harruar se ai është fytyra e zezë dhe kriminal e pushtetarit ish komunist, kthyer në demokrat, që shkatërroi opozitarizmin dhe minoi demokracinë në Shqipëri, sipas SHBA-së.
Të gjithë promovuesit mediatik dhe publik të Sali Berishës e dinë shumë mirë, por as që guxojnë t’ia thonë ato që ka bërë ….dhjetëra krime në çdo periudhë që ka arritur të marrë karrigen e pushtetit.
Ata e pyesin se çfarë do bëjë, kur të vijë në pushtet në moshën 90 vjeçare, duke e ditur mirë se e ardhmja e tij nuk është pushteti, por Reçi dhe kjo si retorik e përditshme që gjoja non grata tashmë ka rënë, siç tha dhe turma e idiotëve të Foltores që ushqehen me pordhët e tij.
Kjo bëhet jo pa qëllim, por për të sfiduar Amerikën që kazanët shqiptarë, as që e njohin vendimin e shpalljes non grata, që në një shtet pak më serioz do e kishin dërguar menjëhere pas hekurave personin e akuzuar, duke mos i bërë karshillik akuzave të partnerit kryesor të shqiptareve. Por kazanxhinjtë e mediakuplarave shqiptare e bëjnë duke u hequr si të paditur, se të promovosh Sali Berishën është një krim… antiamerikanizëm debilash! /Ekskluzive.al