osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Të parët në botë, pronarët grekë të anijeve me investime 13.5 mld euro

Të parët në botë, pronarët grekë të anijeve me investime 13.5 mld euro

Pronarët grekë të anijeve kanë ruajtur vendin e parë në botë për vitin 2022 pasi kanë kryer investime totale prej 13.5 miliardë dollarësh në blerje dhe ndërtim anijesh.

Sipas të dhënave të kompanisë britanike të anijeve Clarksons, ata kanë kryer porosi me një vlerë totale prej 7.9 miliardë dollarësh, që korrespondojnë me 100 anije me një kapacitet total transporti prej 6.7 milionë Deadweight (dwt),tonazhi i peshës së rëndë. Për sa i përket numrit, shumica e porosive janë bërë për anije me kontejnerë (38), pasuar nga transportuesit me shumicë (22), cisterna (18) dhe cisternat që bartin gazra të lëngshëm (14).

Ndërsa në lidhje me shitblerjet, sipas agjencisë së ndërmjetësimit të transportit të anijeve Allied Shipbroking, në vitin 2022, pronarët grekë të anijeve investuan 5.6 miliardë dollarë në blerjet e 254 anijeve “të dorës së dytë”. Ajo që veçohet për vitin 2022 është fakti se ata, në tregje, u përqendruan më shumë tek cisternat duke blerë 115 për 2.7 miliardë dollarë.

“Tregu i cisternave në këtë moment po gëzon një ekuilibër të balancës ofertë-kërkesë e tonazhit dhe mund të themi se kjo është më shumë ajo që ata kanë në mendje, sesa ajo që do të ndodhë me mallrat dhe çmimin pikërisht në këtë moment. E ardhmja për tregun e cisternave shihet me një optimizëm të madh të paktën për vitet e ardhshme.”– u shpreh George Xiradakis, ekonomist i marinës detare

Ndërkohë në total numri i përgjithshëm i anijeve në pronësi greke në ndërtim është 230, me një vlerë prej 20 miliardë dollarësh. Për sa i përket tonazhit të peshës së rëndë, ato përfaqësojnë 8% të të gjitha porosive globale. Nga këto, 45 janë transportues me shumicë , 68 kontenierë, 56 cisterna, 57 cisterna që bartin gazra të lëngshëm dhe katër të llojeve të ndryshme.

Greqia mbetet vendi kryesor i transportit detar në botë, me 5,514 anije që transportojnë 21% të ngarkesave të flotës botërore, për sa i përket tonazhit duke kontrolluar kështu 31.78% të transporteve të cisternave të naftës, 25.% të ngarkesave të thata me shumicë, 22.35% të transportit të gazit natyror të lëngshëm (LNG), 15.6% të kimikateve dhe produkte të naftës, 13.85% të propanit dhe butanit (LPG) dhe 9.33% të kontejnerëve.