osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Të mundësh Ramën me bedelët e Metës?!

Të mundësh Ramën me bedelët e Metës?!

Nga Dritan Hila

Të ndodhur në një krizë ideore dhe morale dhe me probleme të mëdhaja personalitetesh në partinë e tij, Ilir Meta ka dalë me propozimin që opozita të dalë me një kandidat të jashtëm me mbështetje nga dyshja Berisha & Meta.

Tashmë Ilir Meta nuk e di se sa vota ka sikurse është i vetëdijshëm se Berisha nuk ka mjaftueshëm që të sjellë dyshen në pushtet, ndaj ka hedhur këtë ide e cila fut ujë nga të gjitha anët.

Së pari Berisha po të donte t’i hapte rrugë dikujt tjetër, e bënte këtë në aksionin që filloi në partinë e tij para dy vjetësh. Ti thuash pas dy vjetësh që t’i hapësh rrugën një tjetri, është të tallesh me të.

Së dyti, Berisha ka thekshëm më shumë vota se Meta dhe nuk ka ndërmend që për hatër të siglës që i dhuron Meta t’i falë kapitalin e tij të votave.

Së treti, Berisha e ka të qartë që nuk fiton por është kristal në idenë që nuk mund të rrezikojë që t’i dhurojë dikujt një armë që pastaj ky mund ta shkrepë edhe kundër Berishës.

Së katërti, por edhe më e rëndësishmja, t’i propozosh elektoratit një marionetë, është një mungesë fantazie totale. Votuesit nuk besuan se një Lulzim Bashë ishte i pavarur nga telekomanda e Berishës, si mund të besojnë se një kandidat i deklaruar si produkt i martesës Berisha-Meta, mund të jetë i pavarur?! Thjesht ai do të jetë noter i vendimeve të dyshes.

Dhe e fundit por jo e fundit, pasi vrimat e kësaj ideje janë më të shumta se të një kullestre, askush nuk voton një kandidat që nuk ka eksperiencë politike dhe administrative dhe që të jetë i bërë vetë.

Nëse kjo ide e Metës, që më shumë se gjetje mediokre është presion për Berishën, do konkretizohet, Rama ka për ta bërë fërtele që në raundin e parë. Tashmë askush nuk mendon se dyshja opozitare ka diçka të re për të dhënë qoftë edhe me maskë.

Kontributi real i tyre është të tërhiqen nga jeta politike dhe mundësisht të ikin jashtë vendit që njerëzit të siguroheshin që nuk delegojnë ndokënd dhe të hapnin rrugën e formimit të opozitave të reja. Në të kundërt, edhe ndjekësit më të flaktë të tyre e dinë që do të kalben në opozitë. (Dritare.net)