Kryeministri Edi Rama shprehet se në ditën e dytë të vaksinimit masiv dozën e kanë marrë 20414 qytetarë.
Ai ka postuar foto nga qendra e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”, ku thotë se procesi do të vijojë pa u ndaluar.
“Dita 2️ vaksinimit masiv përfundon me shifrën e bukur, 20.414 vaksinime, në të gjithë vendin.
Do të vijojmë pa u ndalur, për t’u kthyer një orë e më parë në jetën e dëshiruar” shkruan Edi Rama.
Që prej fillimit të procesit në total janë kryer mbi 95 mijë vaksinime në Shqipëri.