Ata janë parë së bashku gjatë pjesëmarrjes në promovimin e filmit të Lorik Canës, ku ‘Panoramaplus’ ka filmuar Enin me partnerin e saj, që është një inxhinier të suksesshëm në Londër. Burime kanë treguar se partneri i saj jetonte në Londër që në vitet ’90.
Inxhinieri i ka kërkuar Enit të zhvendoset me të në Londër, por gazetarja nuk ka pranuar të heqë dorë nga profesioni i saj në Shqipëri dhe dashuria e madhe për ekranin, duke e detyruar kështu partnerin të kthehet në Shqipëri dhe të nisin këtu një jetë së bashku.
Moderatorja u shfaq gjatë promovimit të librit të saj me një unazë fejese e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, mirëpo pak minuta më vonë Eni u pendua dhe gjatë daljes në “News24” e kishte hequr unazën nga gishti i fejesës.