Ilir Meta, që këto ditë e ka kyçur gojën pas “Po”-së gjermane për hapjen e negociatave, është bërë i gjallë në rrjetet sociale.
Do thoni ju ka bërë ndonjë koment për vendimin e Bundestagut gjerman?
Jo, ka postuar një status për fitoren e Sëlltikut në Kupë, ndaj një kundërshtari me emrin Patrik Thistël, që e ka mundur 5-0.
“5-0. Hej djema, a keni luajtur futboll apo tenis? Ju thuajse rrëzuat portën e kundërshtarit. Jeni të mrekullueshëm. Fat të mirë në gjysmëfinale. Once you’re Celt you’re alëays a Celt”, shkruan Meta në Tuitter.
Deri para zgjedhjes së Metës president, të gjithë bënin humor me Bujar Nishanin, që e ktheu Presidencën në një institucion qesharak.
Por kur sheh Metën këto muaj, është koha të thuash me zë të lartë: Të keqen e Bujar Nishanit!/TemA