Edhe pse fushata elektorale nuk ka nisur ende zyrtarisht, prej më shumë se një muaji, tashmë partitë politike kanë nisur takimet elektorale.
E nisën fillimisht me diasporën dhe tashmë janë shpërndarë qytet më qytet.
Shumë prej deputetëve aktualë, apo ata që do të jenë në Parlamentin e ardhshëm, bëjnë përditë takime elektorale.
Por ka dhe nga ata që nuk duan t’ia dinë fare dhe nuk bëjnë fushatë fare.
Një prej tyre është Edi Paloka, që e ka emrin në listën e sigurtë të Tiranës.
Nëse hyn në faqen e tij, nuk sheh asnjë takim me banorë të zonës së tij elektorale.
Asnjë shenjë!
Do të shohësh vetëm sharje dhe ofendime nga më të larmishmet kundër Edi Ramës.
Sepse për Sali Berishë, kaq mjafton.
E rëndësishme është të jesh besnik dhe kamikaz i Berishës dhe të shash Edi Ramën nga mëngjesi në darkë, dhe bëhesh deputet.
Për vota pastaj, le të merren të tjerët!