osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Të huajt shpenzuan 854 milionë euro në Shqipëri, shqiptarët lanë 697 mln euro jashtë

Të huajt shpenzuan 854 milionë euro në Shqipëri, shqiptarët lanë 697 mln euro jashtë

Turistët e huaj, që tashmë i gjen në çdo cep të vendit, nga jugu në veri po shpenzojnë gjithnjë e më shumë para në vendin e shqiponjave. Sipas të dhënave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, për 6 muajt e parë të vitit, shpenzimet e të huajve në Shqipëri arritën në një nivel record prej 854 milionë eurosh, me një rritje prej 8.8% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat të tjera të INSTAT bëjnë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit, në Shqipëri hynë gjithsej 2.1 milionë të huaj, me një rritje prej 11.3% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vendin e parë e zunë shtetasit nga Kosova, të ndjekur nga maqedonasit, grekët, italianët, anglezët, malazezët, gjermanët, polakët, amerikanët, spanjollët etj.

Shtimi i tyre ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve, ndonëse operatorët turistikë pohojnë se të huajt që vijnë në Shqipëri, përgjithësisht nuk janë dorëlëshuar. Në grupin e turistëve që po frekuentojnë së fundmi bregdetin shqiptar mes nordikëve, çekëve dhe polakëve, hotelet vlerësojnë se asnjëri prej grupeve nuk njihet për ndonjë shpenzim domethënës. “Asnjëri prej këtyre grupeve nuk shpenzon shumë. Kryesisht tek e ngrëna janë shumë të kujdesshëm, me një pjatë sallatë dhe pasta apo diçka të kësaj natyre. Mënyra e tyre e të ushqyerit është krejt ndryshe nga e jona. Ata janë më shumë të fokusuar tek pija. Preferojnë të konsumojnë shumë verë dhe kryesisht shqiptare”, ka pohuar për Monitor, Ariol Haxhillari, Menaxher i Përgjithshëm në hotelet e FAFA Group.

Blerim Norja, Drejtor i Përgjithshëm i Royal Hotel në Durrës thotë se nordikët vijnë me një kulturë ushqyerjeje shumë selektive dhe nuk konsumojnë shumë, nuk ngjajnë aspak me Ballkanin. Ata shpenzojnë më shumë për pije sesa për ushqim.
Ndërsa shqiptarët me një kulturë ballkanase, ndonëse të varfër, nuk kursejnë kur shkojnë jashtë për pushime. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ata shpenzuan 697 milionë euro në udhëtimet e tyre jashtë në 6 muajt e parë të vitit, me një rritje prej 11.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se në 6 muajt e parë të vitit dolën jashtë vendit 2.7 milionë shqiptarë, me një rritje prej 11% në raport me 6 mujorin e parë 2018.

Ndonëse më shumë të huaj po vijnë në vend, në 6 muajt e parë të vitit, paratë që kanë mbetur neto në Shqipëri, (bilanci i udhëtimeve) janë ulur me 3.3%, në 157 milionë euro, për shkak se shpenzimet e shqiptarëve jashtë janë rritur me ritme më të larta se ato të të huajve në Shqipëri.

Deri në vitin 2014, bilanci ishte negativ, me shqiptarët që shpenzonin më shumë jashtë dhe turizmin në vend që nuk ishte shumë i zhvilluar. Por m kthimin e vendit në destinacion të preferuar turistik, bilanci u kthye pozitiv, ndonëse ai mbetet shumë i ulët dhe për më tepër këtë vit po reduktohet për herë të parë që nga 2014-a.