Bronnie Ware është një infermiere australiane e cila i ka kushtuar një pjesë të mirë të jetës njerëzve pak para se te vdisnin.
Ajo ka regjistruar dëshirat e tyre të fundit në një blog të quajtur ‘Inspiration and Chai’, i cili u bë shumë popullor, përcjell gazetametro.net
Këto janë përgjigjet që ata i kanë dhënë infermieres kur ajo i pyeste se për çfarë ishin penduar në jetë.
Do të doja të kisha pasur kurajo të jetoja jetën qe doja, jo jetën që të tjerët donin për mua
“Pendimi më i zakontë nga të gjithë. Kur njerëzit kuptojnë se jeta e tyre mori fund dhe kthejnë sytë pas me qartësinë më të madhe, shohin se shumë ëndrra s’i kanë plotësuar. Shumë njerëz vdesin duke e ditur se ëndrrat e tyre nuk u bënë realitet prej zgjedhjeve që bënë ose nuk bënë kur ishin të rinj. Shëndeti sjell një liri që shumë pak e dinë se e kanë.”
Do të doja të mos kisha punuar aq shumë
“Çdo pacient më thoshte të njëjtën gjë. Humbën fëmijëritë e fëmijëve dhe shoqërinë e grave. Gratë gjithashtu pendoheshin për sa shumë kishin punuar, por duke marrë parasysh se ishin brez tjetër, shumë pak gra ishin shtylla ekonomike e familjes. Të gjithë burrat nën kujdesin tim shpreheshin të penduar për faktin se shumicën e jetës e kaluan në pistën e karrierës.”
Do të doja të kisha pasur kurajon të shprehja ndjenjat
Shumë njerëz i mbanin ndjenjat për vete për të ruajtur një gjendje paqeje. Si rezultat, binin dakort pa dashur me një ekzistencë mediokre dhe s’e arritën kurrë potencialin e vërtetë. Madje, disa zhvilluan sëmundje prej hidhërimit dhe mërisë që mbanin mbi supe.”
Do të doja të kisha ruajtur shoqërinë
“Shpeshherë, pacientët e mi nuk e kuptonin rëndësinë e shoqërisë deri kur arrinin ditët e fundit të jetës. Shumë u fokusuan në punët e tyre personale dhe lanë miqësi të vyera t’u rrëshkisnin nga duart. Pati të penduar për faktin se s’u kishin dhënë miqësive kohën dhe mundin që meritonin. Të gjithë i merr malli për shokët kur janë duke vdekur.”
Do të doja ta kisha lënë veten të përjetonte më shumë lumturi
“Edhe kjo është goxha e zakontë. Shumica nuk e kuptoi se lumturia është një zgjedhje deri ditët e fundit. Kishin ngecur në vese dhe zakone të vjetra. Rehatia e gjërave që njihnin u përmbuste emocionet dhe jetët fizike. Frika nga ndryshimi i detyronte të silleshin si njerëz që nuk ishin. Thellë në shpirt, thjesht donin të qeshnin lirshëm dhe të silleshin pa teklif.”