Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar disa pamje mbresëlënëse nga stadiumi i ri “Arena Kombëtare”
Nga pamjet e publikuara nga Rama, duket se stadiumit po i jepet dora e fundit, ndërsa të dielën pritet që të zhvillohet ndeshje testuese Vllaznia-Poloni për femra.
Ndeshja e parë zyrtare që mund të luhet në stadiumin e ri, nëse do të bëhet gati, do të jetë me 17 nëntor mes Shqipërisë dhe Francës.