Të gjithë e dimë 25 dhjetorin si festën e Krishtlindjes por në fakt pas kësaj qëndron një histori. E festojmë këtë festë me të gjitha ritualet, zbukurimet por origjina e saj mbetet ende një mister.
Edhe pse të krishterët e festojnë lindjen e Krishtit me 25 dhjetor, data e lindjes së tij nuk dihet ekzaktësisht.
Në fillim të 300 viteve të krishtërimit, kremtimi i lindjes së Krishtit zakonisht bëhej në 6 janar.
Sipas krishtërimit të sotëm, ishte rreth vitit 273 momenti kur kisha vendosi që solstici dimëror ishte koha më e përshtatshme për të nderuar djalin e Perëndisë.
Në vitin 336 pas Krishtit, Perandori Kostandin shpalli Krishtërimin si fe zyrtare, perëndimorët e kësaj feje zyrtarizuan festimet e 25 dhjetorit si lindja e Krishtit.
25 dhjetori është edhe dita e një feste tjetër. Në këtë datë festohet gjithashtu ditëlindja e hyjnisë indo-evropiane Mithra, perëndesha e dritës dhe besnikërisë.