Ka përfunduar stërvitja njëjavore “Albania Lion/Biza 18”, ku morën pjesë mbi 1 mijë e 200 trupa e mjete ushtarake. Gjatë kësaj stërvitjeje, 1 mijë efektivë ushtarakë u certifikuan nën monitorimin e ekspertëve të NATO
Grup- Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë u certifikua si “Combat Ready” (i gatshëm për luftë).
Xhaçka: Ky certifikim shënon përmbushjen e pjesës më të rëndësishme të detyrave të shtëpisë, detyrimeve të Paketës së Objektivave të Kapaciteteve të vendit tonë ndaj Aleancës. Sot jemi të barabartë mes të barabartëve. FA i dalin zot çdo pune dhe detyre që ju ngarkohet. Siç kryejnë operacione luftarake dhe paqeruajtëse, ashtu kryejnë shërbime, atje ku të tjerët e kanë të pamundur.
Grup- Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) gjatë stërvitjes certifikuese “Albanian Lion/Biza 18”, iu nënshtrua një sërë skenarësh, të përgatitur mbi praktikat më të mira të vendeve të NATO dhe të bazuar në doktrinat e Aleancës për sa i takon GBKL, duke testuar kapacitetet operacionale që ata zotërojnë, por edhe për aftësitë e tyre profesionale në fushën e luftimit.