osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Të fshehtat e funeralit të Berluskonit: Dy mijë të pranishëm në ceremoni e lamtumirës sot!

Të fshehtat e funeralit të Berluskonit: Dy mijë të pranishëm në ceremoni e lamtumirës sot!

Teksa e sotmja është shpallur ditë zie, Dhoma e Deputetëve dhe Senati do të ndalen për shtatë ditë, çka është kritikuar ashpër. Sot në 15:00 në katedralen “Duomo” në qendër të Milanos do të zhvillohet funerali i Silvio Berluskonit, siç e parashikon Kushtetuta italiane për çdo kokë shteti.

Një turmë prej 2 mijë personalitetesh të përzgjedhura do të lejohet të marrin pjesë, ndërkohë që dy monitorë gjigantë do të vendosen në sheshin “Duomo”. Zona rreth katedrales do të rrethohet që në orët e para të mëngjesit dhe kontrolli do të jetë shumë i lartë.

Emrat e kokave të shtetit që do të jenë sot në Milano nuk janë bërë ende të ditura për arsye sigurie, teksa është e sigurt se nuk do të mungojnë përfaqësuesit më të mëdhenj të politikës italiane të përfaqësuar nga presidenti Matarela dhe 32 të tjerë.

Sipas ligjit, arkivoli do të mbahet nga gjashtë ushtarakë me uniformë dhe do të luhet muzikë funebre, por në asnjë mënyrë himni i Italisë. Në altar, arkivoli do të qëndrojë vetëm pak minuta, teksa çdo shpenzim i sotëm do të mbulohet nga buxheti i kryesisë së këshillit të ministrave.

Imazhet e varrimit do të transmetohen nga “RAI”, që ka ofruar t’i kalojë sinjalin çdo operatori nga çdo vend i botës që dëshiron pasi kamerat e televizionit publik italian do të jenë të vetmet që do të lejohen. Për të gjithë pjesëmarrësit në funeral ka edhe një kod veshjeje.

Burrat do të duhet të mbajnë kostume të zeza dhe kravata të zeza, ndërkohë që edhe zonjat e pranishme duhet të kenë fustane të errëta. Ministrat e pranishëm do të duhet të vishen me frak të zi, ndërkohë që i zi duhet të jetë fustani i çdo ministreje grua.