osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Të festosh se u kthye xhelati për të kontrolluar litarin që ai të ka varur në mes të shtëpisë është çmenduri!

Të festosh se u kthye xhelati për të kontrolluar litarin që ai të ka varur në mes të shtëpisë është çmenduri!

Nga Anri Bala

Festë e madhe edhe majë ballkonit, por edhe nëpër kazane mediatike, ku gjithëfarë bejtexhiu dhe rapsodi mediokër, pa lahutë e sharki, recitojnë e këndojnë, se më në fund shpëtuam… erdhi Trump. Kjo dalldi e të marrëve është vërtet për keqardhje dhe mëshirë, kur ndodh në një vend kaq të vogël dhe të begatë dhe jo shumë nevojtarë për tutor të huaj.

Por, shqiptarët e politikës kanë një problem gjenetik, atë të thurjes elozhe të udhëheqësve edhe kur janë mbretër lakuriq. Këta shkulin flokët e derdhin lot gëzimi për kostumin e “bukur” që ka veshur “madhëria cullak”.

Tani e kanë ngritur stekën më lartë, flasin për Amerikën, amerikanët, Trumpin dhe shqiptarët.

Janë aq të verbër sa nuk e shikojnë, që Donald Trump as flokët nuk ka lyer… është po ai i vitit 2019, që humbi zgjedhjet, por u rikthye duke patur përballë një kundërshtare të dobët, pas zbritjes së detyruar nga pushteti të Joe Biden.

Kjo nuk ka asnjë ngjashmëri me Shqipërinë dhe asnjë risi për Shqipërinë. Politika amerikane është një dhe e pa ndryshuar, duke vënë mbi gjithçka Amerikën dhe jo interesat e presidentëve që shkojnë e vijnë.

Ndaj u them të gjithë këlliçëve, tritanëve dhe shejtanëve… siç i tha nusja kunatës: Mos e mburr, mos e lëvdo, nesër mbrëma do t’ia shoh!

Megjithëse e kemi parë një herë, tani do e shohim për herë të dytë, se çdo të ndodh me ato që la përgjysëm në Shqipëri, kur ai të marrë detyrën dhe arbitri i tij pra ambasadori, të zbarkoi në Tiranë.

Për të ardhur keq që e kanë nisur festën pa dhëndër, sepse dasma e tyre e sigurtë do të kthehet në mort, për të gjithë ata që e kanë sharë dhe njollosuar demokracinë dhe tallur e fyer Amerikën, duke e menduar si pronë qeverish, ashtu sikurse është në vendin e orgjinës së tyre.

Zgjedhja e Donald Trump në Shqipëri, duhet të shikohet si ardhja e një mik të rëndësishëm që nisi Reformën në Drejtësi, duke na bërë të shpresojmë, se llumi politik i këtij vendi do pastrohet dhe ky popull do shpëtoi njëherë e mirë nga pirrajat që kanë grirë edhe kockat këtij vendi.

Nëse ndokush imagjinon se Trump do zbresi Saliun nga ballkoni dhe do të rrëzoj reformën, duhet të jetë i çmendur ose e mendon Trumpin të çmendur.

Kurse çështja non grata është një vendim i padiskutueshëm i DASH, kushdo që do jetë kryekëmbora amerikane.

Sali Berishën non grata e ka shpallur administrata Trump, me iniciativën e ambasadores së tij Yuri Kim, ndaj mos flisni përçartë duke e mbajtur veten me gajret, kur duhet të vini kujën.

Duhet të jesh i çmendur të gëzohesh, që po rikthehet xhelati, që dikur ta vari vetë litarin në mes të shtëpisë, se stolin e ka… SPAK! /Ekskluzive.al