Këtë të enjte pritet të zhvillohet seanca e radhës parlamentare.
Vendimi u mor dje në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për seancën e ardhshme në orën 10.00.
Opozita do të jetë në protestë para Parlamentit, ashtu si ka thënë edhe më herët se do të protestohet sa herë që të ketë seancë plenare.
Vendimi i opozitës vjen pas konsultimit me kryetaret e degëve. Mësohet se protesta do të jetë me simbolika për të treguar se parlamenti eshte zgjedhur nga krimi, jo nga populli.
Gjatë protestës së 16 marsit, kreu i PD, Lulzim Basha tha se protestat do jene te përditshme.