Nesër nisi vaksinimi masiv në sheshin “Skënderbej”. Përveç sheshit “Skënderbej”, paralelisht do të kryhet vaksinimi edhe në qendrat shëndetësore. Janë mbi 2 mijë vaksinime që do të kryhen brenda të dielës në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se të moshuarit 70-79 vjeç do kryejnë vaksinën kineze në çadrat e ngritura në sheshin “Skënderbej”. Ndërsa ata mbi 80 vjeç do të kryejnë vaksinën ruse Sputnik në qendrat shëndetësore.
Çdo qendër shëndetësore ka përgatitur listat me nga 80 të moshuar mbi 70 vjeç. Ndërsa rreth 60 të tjerë të moshës mbi 80 vjeç do të vaksinohen në qendrat e tyre shëndetësore, sipas orarit të përcaktuar nga mjeku i familjes.
Në vend janë afro 110 mijë të moshuar të moshës 70-74 vjeç, ndërsa nga mosha 75-79 vjeç rezultojnë të regjistruar 86 mijë. Në total janë afro 190 mijë të moshuar të grupmoshës 70-79 vjeç.
Ndërsa të moshuar të grupmoshës 80-84 vjeç rezultojnë 56 mijë. Me 192 mijë dozat e vaksinës Sinovac të mbërritura të enjten në Shqipëri, synohet te vaksinohen 500 mijë qytetarë deri në Qershor.