osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Të dalim mbi paragjykimet e moshës dhe krahinës. Gent Caka sjell një vizion të ri dhe optimizëm

Të dalim mbi paragjykimet e moshës dhe krahinës. Gent Caka sjell një vizion të ri dhe optimizëm

Adri Nurellari, ish-këshilltari i presidentit Thaçi dhe ish-Kryeministrit Berisha është përfshirë në debatin që ka ngjallur emërimi i Gent Cakës në pozicionin e Ministrit të Jashtëm.

Duke e njohur personalisht Cakën, Nurellari është shndërruar në një prej mbështetësve kryesorë të ministrit të ri, duke theksuar se mosha e re nuk duhet të jetë argument për opozitën.

“Duke e njohur personalisht, Genti është një prurje e re që sjell shpresë dhe optimizëm. Bushati ka qenë një ministër i mirë, ndër më të mirët në këto vite të demokracisë, por edhe Genti është një zgjedhje shumë e mirë”, theksoi Nurellari në “Opinion”.

Përballë kritikave të lidhura eksluzivisht me moshën, Nurellari kujtoi se disa prej figurave më të suksesshme në rang rajonal, kanë nisur karrierën e tyre në moshë edhe më të re se Caka.

“Vuk Jeremiç, shumë i suksesshëm në pozicionin e Ministrit të Jashtëm të Serbisë u emërua në këtë pozicion pa bërë 30. Igor Luksiç, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, është bërë ministër pa u bërë 28. Nuk është diçka për t’u befasuar. Këta njerëz shpesh sjellin një vizion dhe ide të reja”, shtoi Nurellari.

Nurellari ishte një prej mbështetësve më entuziastë të Cakës që në momentin e emërimit të tij, kur në “Twitter” paralajmëroi sulmet me të cilat Genti do të ballafaqohej prej opozitës.

“Pertej paragjykimeve apo sulmeve te natyrshme partiake, une jam i bindur qe Genti shume shpejt ka per ta deshmuar veten si profesionist patriot i perkushtuar dhe me rezultate te prekshme per vendin”, shkruante Nurellari në “Twitter”, një ditë përpara ndërrimit të viteve.