Gazetari Denis Dyrnjaja shprehet se Sali Berishën nuk e beson askush madje as ata që sillen sikur e adhurojnë. Ai tha se të adhurosh Berishën është si të adhurosh Stalinin dhe i vinte keq për njerëzit që e ndiqnin pas.
“Qesharak nuk është Berisha, janë ata që e ndjekin dhe e besojnë Berishën. Do isha i lumtur sikur ata të bënin sikur e besonin por as ata nuk e besojnë.
Berisha ka arritur të manipulojë kundërshtarët e vetë më ekstremë. Dash Shehin psh. Po e marr si simbolikë se kur se ka pranuar ai brenda vetes së vet që e ka pranuar Berishën, imagjino të tjerët që e kanë idhull. Është si të adhurosh Stalinin dmth. Po të ishte Enver Hoxha gjallë këta do ishin akoma me të”, u shpreh Dyrnjaja.