Ish zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka akuzoi pedagogen Argita Malltezi për plagjiature në një artikull të publikuar, ndërsa nga ana tjetër Argita Malltezi i përgjigjet duke u shprehur se artikulli në fjalë nuk është i saj dhe kjo mund të provohet fare lehtë nga dosja që ndodhet në Ministrinë e Arsimit.
Por ‘përplasja’ me Mukës dhe Malltezit nuk ka përfunduar me kaq. Ish-zëvëndës ministri i Arsimit i’u ka kundërpërgjigjur në moment duke publikuar fakte të tjera dhe duke i treguar se po mashtronte shqiptarët.
Argita, faktit gjithmone i kunderviheni me perbaltje, majtas dhe djathtas! Fakti qe ju mund te mos keni ideale dhe bliheni dhe shiteni, nuk do te thote qe te gjithe e bejne. Por le te sqarojme publikun dhe te tregojme qe ju mashtroni ne reagimin tuaj.
-Autore e pare e botimit plagjiature eshte Helga Vukaj, ministrja teknike e financave para zgjedhjeve te 2017. Vete Helga e ka te shkruajtur ne CV-ne e saj publikimin qe une raportova (shiko foton, dhe linku per te CV ne faqen zyrtare te Partise Demokratike https://www.pd.al/wp-content/uploads/2017/05/Helga-Vukaj-CV.pdf). Nese mikesha juaj jua ka vene emrin “gabimisht”, atehere, meqense jeni dhe juriste, mund ta coni ate para ligjit
-Kush ju akuzoi se e keni marre titullin me kete artikull? Dhe ne çvend te botes eshte e detyrueshme qe çdo artikull i publikuar te regjistrohet ne ministri? Kjo tregon se ju jeni nul ne kerkim shkencor dhe ne progresin akademik.
Nuk mjaftoheni me keto fakte? Mos u shqetesoni do kete fakte te tjera per te treguar kush ka integritet akademik, ti apo une? Qytetaret gjykojne…”, shkruan Muka.